
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Zyra e Presidenës njofton se Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës.
Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.
“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.
O Bajrom se je dhe ushtarak. Mos harro se eshte mbreteresha e atij vendi qe na copetoi dhe vazhdon te na mbaj te copetuar. Copetimi nga ato solli shume gjakderdhje qe sot mundohen ta korrigjojne me force. I thone nje fjale,eshte Anglia vendi ku ajo mbreteroi,qe eshte USA
O Bamo, hala nuk e ke marrë shkruesin e fjalimeve? Le namë me këto tekste qesharake: "Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit." Kurse në përshëndetjen për Kuvendin shkruaje: "Marrja e vendimit për negociatat...". Punëso ndonjë "shkrimtar" të mirë, se ti vetë nuk i bën dot, lypin gjuhë protokollare këto mesazhe.
Lol..Pse Bajromi te kete faj thua!