Miratohet me 71 vota akti normativ për buxhetin 2022

8 Shtator 2022, 19:06Politika TEMA

Miratohet me 71 vota akti normativ për buxhetin 2022

Është miratuar me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet e buxhetit të vitit 2022.

Mësohet se kundër këtij akti kanë votuar 38 deputetë, kundër 38 dhe 0 abstenim.

Sakaq akti normativ për disa shtesa në ligjin për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar dhe himnit dhe stemës së Republikës u miratua me 104 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.

U miratua gjithashtu edhe projektvendimi për zgjatjen e afatit për komisionin e Reformës Zgjedhore me 107 vota pro dhe 0 kundër.

Miratimi i këtyre akteve ka sjellë dhe reagimin e disa prej deputetëve të opozitës, të cilët thanë se nuk u është dhënë koha e duhur për të diskutuar për projektvendimet.

Lini një Përgjigje