
Në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit, Sali Berisha është shprehur se “socialistët aq shumë i duan të varfrit sa i shtojnë sa herë që vijnë në pushtet”.
Sali Berisha: Socialistët i duan shumë të varfrit, i duan aq shumë saqë kur vijnë në pushtet i shtojnë në progresion gjeometrik. Çfarë ndodh, cila është kjo veti që socialistët i shumëzojnë, i shumojnë në mënyrë të rrufeshme të varfrit.Dy janë arsyet. Hipokrizia dhe demagogjia e tyre.Hajnia e papërmbajtur e tyre.
Nuk po ndalen në hipokrizinë dhe demagogjinë, se u dëgjuan shqiptarët sot. Asnjëri prej jush nuk mund të takojë një zgjedhës, një pensionist, një infermiere, mjek, mësues, nuk mund t’i dilni përpara. Ju jeni të ngujuar këtu në këtë sallë dhe flisni si në filma. Nuk ka shqiptar që ju nuk e neverisni me këtë cinizëm ekstrem që dëshmoni ndaj tyre.
Flitet për krizë dhe ka një krizë, nuk mund të mohohet, por në Shqipëria ka një dopio krizë sepse në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, përveç spekulimit të spekulantëve në treg, kryespekulante është qeveria, zyrtarët që vjedhin në mënyrë të papërmbajtur qytetarët.
Nuk ka qytetar në Europë, të vjedhur si shqiptarët. Të rrallë dhe në botë. Kaluan një periudhë shumë të vështirë me 2-3 fishim të produkteve bazë ushqimore, me naftën në stratosferë, kapacitetet turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeteje apo deputeti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se ndërsa “nafta ulet në bursë, në Shqipëri çmimi rritet nga bordet komuniste.”
Sali Berisha: Vjedhjeve të tmerrshme që bëni me punët publike, duke ndërtuar rrugët me çmim 8 herë më të lartë sesa standardi Europian. Shko zonjë e kontrollo rrugën Qukës-Qafë Plloqë. Çfarë na ka ndodhur, 17 metra disniveli, nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Dhe pastaj të marrim nja 15 milionë të tjera nga taksapaguesit dhe ti paguajmë aty. Por kjo nuk është gjë hiç, kjo është thërrime.
Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist.
Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri. Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës. Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar.
Pas fjalës së Sali Berishës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar me Berishën duke i thënë se ai e ka humbur betejën para pasqyrës.
Elisa Spiropali: Parafolësi nuk i përmendi një thënie që i konvenonte: Lufto në jetë për atë që beson, mund t’i humbësh betejat, por mos humb bejetën para pasqyrës. Zotëria, betejën para pasqyrës e ka humbur dhe para shqiptarëve e ka humbur me kohë.
Dashurinë për pushtetin e ka më të madhe se për gjithçka dhe më të madhe se për këdo. Më vjen çudi që disa kanë zhveshur rrobat e banjove dhe kanë veshur pelerinat e revolucionarit si për të na treguar se kush janë në të vërtetë dhe çfarë përfaqësojnë dhe për t'ju kujtuar se revolucionet e tyre nuk mund të bëhen. Ne jemi të vetëdijshëm që është një moment i vështirë dhe një vit i vështirë na pret.
Ne nuk i kemi braktisur njerëzit në fatin e tyre, por kemi jetuar me çështjet e tyre dhe kemi mundur të jetojmë me problemet e tyre. Ne kemi zgjedhur rrugën e duhur përmes shumë vështirësish. Të ardhurat në buxhet nuk i kemi përdorur për të bërë biznese familjare, por për t’iu ardhur në ndihmë më të pamundurve.
Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga Gjiri i Lalëzit e nga pishinat ku ke qenë dhe mendon se mundtë bësh ndonjë revolucion. Ke bërë gati laptopim, a është pasqyrë më thotë zoti Braçe.
Se ka pensionistë e pensionistë, doktor po si duket as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Është ai që ishte. Paga minimale do të rritet, për të shkuar në 40 mijë deri në fund të mandatit. Këto janë ato që doja të thosha se për pensionistët flet ai agtje. Je pensionisti më i shtrenjtë por do të durojmë deri në fund
Berisha: Makiaveli shkruan, nëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit shif ata që ka përreth. Meqë zonja u gozhdua tek pensionistët e vërteta është që nuk mund të mohohet se ajo ka dhembshuri pedologjikë për një pensionist të vetëm në Shqipëri.
Dëgjoni t’ju lexoj.
Mirëmbrëma zoti Berisha, jetoj në Frakull të Fierit. Dua të tregoj si po shfarosin pronat që i përkasin publikut. Në Farkull ndodhet një fushë futbollit që i përkiste ekipit, por ka dy vite që është vërë private.
Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Dhembshuria jote për pensionistet konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer i nxjerr fëmijët dhe vjehrri lumturohet. I është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa nga bashkia e Subashit.
Spiropali: Ç’punë keni ju me këtë që do ti përgjigjem unë atij. Kur përmend fushat ka kompleksin Partizani, se i djeg ajo e kompleksit Partizani që ja dhe familjarëve me topa e toka, pa asnjë kujdes për ligjin dhe procedurën dhe pa asnjë kujdes për fytyrën e tij.
Unë një pyetje kam për kompleksin Partizani. Ky SPAK nuk e di këtë nuk e ka parë atë dosje? Nuk e di si janë gllabëruar me toka, fusha nga soji e sorollopi. Mendoj se e kanë para syve dhe shpresoj ti dëgjojë një ditë.
Te lumte goja moj Eliza Spiropali, mire ia ben Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes, se ashtu i do mushka drute! Pas tje ardhte edhe Drejtesia e re Demokratike e Shqiptareve te vjedhur e te vrare nag ai!
Po akuzon Spiropordha te tjeret per korrupsion, kur kjo palaco ka vjedhur i ka q.. temen Po ben avokatine ektij pushteti hajdut , kjo sharlatane, ky Kryeminsiter qe eshte sot po vjedh si i babzitur ne cdo gje , absolutisht ne cdo gje me cmime nga me te lartat ne Bote, per Karburant, per dritat, per ujin, per ndertim rrugesh, per djegesat e mbeturinave Hajdut me te mterrshem se ky kauri i qelbur Rama spiuni i Vucicit , nuk ka pare historia e Shqiperise por edhe e Botes
Flet kjo kurva qe me kuneter fitonte cdo tender ne Fier.
Ilir, I kudondodhur qelbesire je
Po eshte prone e Begejave o hajdute doganash qe na ben sfilate me para te vjedhura!