Paketa e rezistencës sociale, Braçe: Po rrogat e zjarrfikësve, pse nuk rriten? Ata djem e burra bëjnë punën më të rëndë

9 Shtator 2022, 14:15Politika TEMA

Paketa e rezistencës sociale, Braçe: Po rrogat e zjarrfikësve,

Pas shpalljes së paketës së rezistencës nga qeveria të enjten, deputeti i Partisë Sociaiste, Erion Braçe ka shfaqur pakënaqësitë për faktin se zjarrfikësit nuk do të përfitojnë rritje page.

Braçe shkruan se është puna më e vështirë, më e rëndë e më e rrezikshme dhe se ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre.

“Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura;

Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, shkroi Braçe në Facebook.

 

3 Komente

  1. k
    kik

    eshte administrat me 5.000 leke shtese apo do ti Brace ti marr tek e tek. Po deputeteve pse nuk ju rrite rroga ??

    Përgjigjjuni
    1. M
      Myslimani.

      Po ligjin per minimumin jetik or legen. Po VKM e pikezimit qe ka perjashtu 90% te perfituesve te perkrahjes ekonomike? Vetem sot ne mengjes 3 vetevrasje . 2 ne Tirane nje ne sarande. Po ndonje cezem per uje a nxirrni dot ne cdo lagje? Se jo te gjithe kane mundesi ta blejne. Ju shkaterrofte I Madhi Zot. Ju dhe faren tuaj. Te gjithe jeni ateiste te ndyre. PS PD Lsi= PPSH. I shkofshi mbrapa Enver Ramiz e Nexhmije plerave . Ferri po ju pret.Kriminele.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arian

        Po ky ngeli duke kuisur ca mor aman do te bjeri ne sy.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje