
Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit për tensionet në Kosovë. Berisha tha se kryeministri shqiptar zbaton urdhrat e presidentit serb.
“Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme.
Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë. Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur.”, tha ai.
Ministja Elisa Spiropali i është përgjigjur Berishës duke u shprehur se ai ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali tha se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale,
“Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit.
Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkojë, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës.
Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur.
Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, tha Spiropali.
O sali Serbi, me shpifje e mashtrim Fatos Trumcakun, me Edi Ramen do hash ate qe ben ne mengjes!
Ka bo buzet kjo...? U bete me leke sa u dhite...ndonje veting per kta kur do kete? E re eshte xhanem ka kohe...ato maja rripa rripa
Resepkte z. Spiropali , je Mbretereshe, mendimi im i thjeshte ,por jam i bindur qe shumicaaaaa eshte Krenare qe ju kemi ne Politike dhe ketij Kryekriminelit i meret fryma sa here e kruan me juve ..Te lumnte se ky Kryekriminel vetem juve ja mbyllni gojen ... Ky Kryekriminel qe zbriti me Valixhe druri ,ku Asfalti i demntonte shikimin se ishte mesuar me Derrat, dhe akoma nuk ka mesuar te eci ne Asfalt.. Hahhahah po ky Kryekrimineli ka mesuar Notin,, ky qe i ka duart me gjakun e shume te vdekurve Qytetareve shqiptare..T