
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të opozitës për aplikacionin “Aktivisti”, duke thënë se është shumë krenar dhe se maxhoranca do t’i shtojë.
Duke folur për Raportin për adminisrtratën publike, Balla tha se nuk ka ndërhyrje në rekrutimin e administratës, ndërsa iu drejtua deputetes Albana Vokshi dhe Flamur Nokës, duke iu thënë:” Ju dy jeni personifikimi më kuptimplotë i budallait”.
"Ju që keni probleme me “Aktivistin”, jam shumë krenar, do t’iu shtojmë dhe do t’iu mundim sa herë të na dilni para.
Saliu ka mbaru punë, por fati i madh që pas tij Ju dy jeni personifikimi më kuptimplotë i budallait.( i drejtohet Vokshit dhe Flamur Nokës.
Lerini dokrrat e histori administrate. Ne kemi administratën civile më të lartë si numër. Por ne kemi shumë punë për të bërë. Nuk ka ndërhyrje në rekrutimin në administratën publike", tha Balla.
Lini një Përgjigje