Rrëmbimi i tre policëve, Basha: Akt i ulët provokativ, Vuçiç synon përshkallëzim të tensioneve

15 Qershor 2023, 09:09Politika TEMA

Rrëmbimi i tre policëve, Basha: Akt i ulët provokativ,

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Basha shkruan se ky është një akt i ulët provokativ i Aleksandër Vuçiç i cili synon përshkallëzim të tensioneve.

Basha shton se Vuçiç duhet të urdhërojë menjëherë lirimin e policëve të Kosovës dhe se palët duhet të ulën në tavolinën e bisedimeve.

“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës! Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione.

Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Basha.

2 Komente

  1. F
    Fatimja

    Nga na erdh’ ky Nastradin, Që e gjejmë në barcaleta, Nuk ka farë, nuk ka as din, “Dridhe, Like!” sa t’jetë jeta!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi i Vjetër

      Po mirë i paske lyer flokët o infantil. Vetëm atë di të bësh ti. Për politikë ia thua aq sa Lubonja që e ka harruar trurin në burgun në Burrel.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje