
Përveçse kreu i Bashkisë Kavajë i takon opozitës, ata kanë shumicën tashmë edhe në Këshillin Bashkiak, ku është zgjedhur kryetar i strukturës Rudin Hylviu, i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 16 vota.
Nga 31 mandate në Këshill, ato ndahen mes 9 këshilltarëve që i ka koalicioni Bashkë Fitojmë, 13 Partia Socialiste, tre këshilltarë të Partisë Demokratike, tre nga Agrarët, dy nga Socialdemokratët dhe një nga Republikanët.
Pavarësisht se Socialistët e kanë shumicën në terma të forcës politike, në terma koalicioni ata nuk e gëzojnë epërsinë.
Po ashtu, është betuar në krye të Bashkisë Kavajë edhe kryetari i sapo zgjedhur, Fisnik Qosja – një prej gjashtë kryetarëve të zgjedhur nga opozita në garën e 14 majit.
Seshte vetem PD dhe foltorja o injorante. jane dhe PAA dhe PR etj