
Nga Blerta Ahmeti
"Nuk është një çast për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt po ndodhë në realitetin e Kosovës sot”.
Kështu tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media të mbajtur të martën në mbrëmje, kur njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, si shkak i këtij hapi të ndërmarrë.
Por kreu i Qeverisë shqiptare nuk donte që të mos takohej fare me Albin Kurtin.
Për shkak të raporteve të ngrira ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, pas situatës së tensionuar në Veri, Rama propozoi që të takoheshin në një format më të ngushtë, ministrat e Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes bashkë me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Por këtë format takimi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me pretekstin se të tilla takime mund të organizojnë kur të duan, por ideja e mbledhjes së dy qeverive kishte koncept dhe format tjetër.
“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për medie.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj”.
Dhe veprimin e aulimit të takimit të dy qeverive shqiptare, Kryeziu e ka quajtur veprim të njëanshëm.
Numri një i Qeverisë shqiptare njoftoi madje se i ka kërkuar kohë “autoriteteve perëndimore” që të mos shkojnë drejt sanksioneve për Qeverinë e Kosovës.
Por se Kosova me këtë kurs është në prag “të humnerës”.
Ai paralajmëroi se është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën që do të vihet në lëvizje, referuar sanksioneve nga Bashkësia Euroatlantike.
“Jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.
“ALARMUESE!”, e ka përshkruar situatën pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në situatën ku gjendet Kosova në aspektin ndërkombëtar, ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë.
“Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, ka thënë Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ndërkaq, ai theksoi se rrugëtimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, “përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës”.
“Në vend se të sillet si një kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim”, potencoi ai, duke shtuar se “aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor”.
“Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot”, thuhet në postimin e Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që menjëherë t’i koordinojë veprimet me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë!”, vlerësuan nga kjo parti opozitare që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Hyxhym Albin Kurti, edhe ti malok je, hidh gurin e verua fajin te tjereve. Birinxhi mire te ka mesuar Saleh Berisha.
Z. Kurti i pafte hajrin kokefortesise se vet.
Hipokrit i neveritshem ky krye hajni i ripjelljes, ky qe e quan veten Skenderbeu i spiroka..t .Serbia nuk merrka asnje denim qe nuk bashkohet me sanksionet kunder Putinit kurse Kosova rrezikon te marre denim thote ky hipokrit I. Europa kurva e motit e ka gjete Esatin e radhes per te mbrojtur ish ministrin e informacionit te Sllobodanit qe duket se nuk i ka punet mire ne vendin e tije