
Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV komentoi situatën në veri të Kosovës. Xhufi e cilësoi të gabuar, vendimin e Kurtit për të çuar policinë dhe futur në komuna, kryetarët e zgjedhur në veri.
Sa i përket draftit të Ramës për asociacionin, Xhufi u shpreh se vula dhe draftet u duhen lënë vendeve të mëdha, SHBA dhe BE-së sepse ato kanë përvojë në zgjidhjen e këtyre situatave.
“Nuk e dimë nëse Albin Kurti ka pyetur njeri për këtë hap jashtëzakonisht sfidues, që është edhe i rrezikshëm për të shkuar drejt një objektivi që ai ka caktuar dhe që duket një luftë me mullinjtë e erës. Në këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim. Në zgjedhjet e fundit në veri, serbët nuk morën pjesë.
Ti nuk mund ta detyrosh SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që të realizojë qëllimin tënd duke vepruar në mënyrë te njëanshme, duke çuar kryetarë komunash në një zonë ku nuk ka shqiptarë. Le t’i quajë BE-ja dhe SHBA-ja zgjedhje të qeta, rezultati i tyre duhet pranuar, por ti nuk mund të çosh policinë mes një komuniteti serb të elektrizuar nga Beogradi dhe të fusësh një kryetar komune që do jetë i rrezikuar gjithë kohës.
Kjo mënyra është e gabuar. Albin Kurti të masë hapat. Ka munguar takti diplomatik dhe nuhatja. Kjo është fatkeqësi e madhe. Dhe pastaj del edhe problemi i bashkërendimit të punës në grup. Në zgjidhjen e këtyre problemeve, ne dhe shqiptarët e Kosovës kemi interes që vulën dhe draftet t’i bëjnë ata të mëdhenjtë që përcaktojnë fatet e ne të vegjëlve. Ata kanë bërë draft edhe për Zajednicën, kanë ndërhyrë, ka vend për përmirësime. U duhet lënë atyre, ata kanë fuqinë, por edhe arrogancën, por një arrogancë e bukur që u ka hije se janë të mëdhenj”, u shpreh akademiku.
Na u be dhe xhuf enveri ,,,amerikan
Taman Priti Enveristet e rilindasit tani
Mendoja se Xhufi si Enverist do mburrej me Kurtin!
Pellumb Xhufi eshte Akademik i klasit te larte, njeri i mencur, pak me poshte se ne rangun e Rexhep Qoses.
« Nje arrogance e bukur qe u ka hije se jane te medhenj. » Sa bukur e paske thene o Xhufi, sikur te ishe Putini. S’ka ç’na duhet rendi boteror i bazuar mbi rregulla. Le ta shtype i madhi te voglin kur te doje e si te doje. Keta « te medhenjte » kane bere nje mije e nje te zeza neper bote ne emer te interesave te tyre. Por tani me Trumpin do behen edhe vete republike bananesh si ato qe dikur mbillnin ne Amerike Latine.
ke te drejte Prof Xhufi po kujt i flet ?Hajvaneve koqevare?
Mashtrusiku jo akademiku Xhufi! Kollovari i derës të Omarëve....
Paska pune Servantesi pa mbaruar mire pune me donkishotet ketu do kaloka per te shkruar edhe per donkishotet ne Kosove.