
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, situatën në PD ai e shikon me rrezik, duke thënë se mund të shkojë në një pikë pa kthim.
Zgjedhjet për kreun e ri të PD në 29 korrik, ai thotë se nëse ndodhin, do të jenë një “mini puç i ndyrë”.
“Situata në PD më dhëmb shumë dhe e shoh me dëshpërim që faktorë që do duhej të ishin zgjidhje, janë fasadë… Berisha dhe Basha. Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini- parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.
Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit.
Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.
Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje në 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë”, tha ai në rubrikën “Opinion” në News24.
Kjo eshte e vertete. Te dy, si Berisha edhe Basha po bejne te njejten loje, te mbajne pozitat e tyre mbi ate elektorat te percare qe u ka mbet, por nuk do ta cojne askund kete elektorat ne pushtet, vec do ta mbajne ashtu te izoluar dhe per t'u shfajsuar do vazhdojne te bejne te njejten gje duke fajsuar Ramen, i cili as i merr parasysh as njerin prej tyre, sepse jane karagjoza.
O hipokrit,të dhimka shumë ë , mbete duke bërë bejte nëper rrjete,në vend që të shtroheni të gjithë ti thërisni mendjes së kokës dhe së pari boll e pëkëdhelët Sali gërdallën dhe zbatoni ligjshmërinë partiake.Por me çfarë po duket një mut do bëni....Rama edhe 20 vjet
O Gjekmarkaj..!!! Dihet se Grupi i Deputetëve (ata që nuk lozin me dy porta.. apo si i thonë këtu në Tiranë nuk mbajnë “një dorë në revani e tjetrën në bakllava”) janë i vetmi institucion zyrtar i PD "zyrtare" ata kanë pas vetes130.000 vota, që nuk janë dhënë për të emëruarit e Bashë Askushit si Kryetarë Degësh pa anëtarë, ata kanë pas vetes të gjithë kandidatët për Kryetarë Bashkie që nuk u tremben, ashtu dhe të gjithë anëtarët per këshilltarë që nuk tërhoqën kandidaturat. Duhet të kuptoni se nuk kanë asnjë tagër e as një te drejtë statutore si kolegji i kryetarëve apo Kryesia. Prandaj mblidhni një mbledhje të tre grupeve te mësipërme dhe vendosni Hapjen e Partisë suaj Demokratike rreth një Statuti qe pranon e sanksionon votën e lire per çdo post nga seksionet te Kryetari, sipas të vetmit parim demokratik "NJË ANËTARË NJË VOTË".... filloni regjistrimet zyrtare të anëtarëve e shkallë shkallë zgjidhni drejtuesit e strukturave të Partisë jo për formë por për të rikrijuar Partinë e demokratëve!!! Historia Ju ka vënë përpara një prove mos u turpëroni nga ata që duan për dy tre Javë të zgjedhin që shkojë për pushime Bashë renegatin për llogari të Edvinit e as mos u bashkoni me antiamerikanët e Saliut. Ndryshe shkoni si Basha në Holandë
O Gjekmarrja, akoma mendon ti se të lexon njeri? Jo o shpellar, ty nuk të lexon njeri, në asnjë gjuhë të botës. Ti je bërë më keq se Bushati, Lubonja dhe Co.
Ik mor pordhac. Ke gadi 2 vjet qe shkruan gjoja satire kunder Rames e PS , per turpin tend dhe nuk bere nje analize per ate se ku e katandiset PD- kete qenie te perbindshme me te cilen keni dhunue per 33 vjet kete vend. Ti je nje nder pergjegjesit kryesor te kesaj gjendje. Bravo i qofte Mark Markut i tha gjerat burrerisht dhe u largua. Ti rri e merr rrogen.
Profesor ,nuk besoj se z,Rama ne mitingun permbylles te fushates se 14-Majit,ne Lezhe,nuk Ju kishte parasysh Ju Profesor ,kur tha se edhe ata te persekutuar qe vdiqen nen diktature,do ngriheshin nga varri nqs,pasardhsit e tyre(Ju Pra),do votonin nje nongrata ,nje komunist anti perendimore e nje anti amerikan,nuk besoj se Ju profesor me kulturen Tuaj,me origjinen Tuaj do te jeni pjese e atij kontigjenti trushpelares,qe i shkojne pas sali nongrates,te paret Tuaj u denuan u persekutuan nga regjimi monist,pikerisht se shikonin te ardhmen e vendit kah Perendimi,nga SH B A-të,e sot kur ajo enderr e te pareve Tuaj eshte realitet,nuk dua ta besoj se Ju do dilni kundra botes demokratike Perendimore,e te perkrahni nje fosile komunisti, nje kriminel e tradhetar te kombit,qe edhe Haxhi Qamilin do e kalonte ne vend te dyte per tradheti kometare.