
Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli është shprehur se përçarja në PD nuk është ligjore por është betejë karriere.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi kanë një “sëmundje që futen në labirinte kontinentesh”.
Më tej ai theksoi se nuk do të marrë pjesë ne zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korri.
“Është fakt se ka përçarje në PD ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synojë se si i ka hallet në partinë , ku do të jetë si funksionarë politik.
Ka shumë deputetë që nuk i dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh. Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh.
Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 korrik sepse nuk i quaj normale”- tha ai.
Kadillo ngele ne stol rezerve o burre. Rri i qete e shiko nga pensioni tani. Nuk ke me lidhje as ti avash avash... qejfi ta ka, bytha sta mban. Pse nuk e pranove kandidimin per bashkine e tiranes ne zgjedhjet e majit? Kishe frike mos dilje si tullaci i lazaratit??? Ndaj mos u merr me, gam gam game uji shkon te mulliri i bashes e saliut gjithe kohes.