
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e mërkurë, më 14 Qershor, do të mbajnë mbledhjen e radhës. Ky do të jetë takimi i parë dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama, pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ky i fundit.
Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. Ndërkohë, hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.
Në orën 12:40 do të bëhet fotoja e përbashkët e dy qeverive, ndërsa në 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
Koferenca e përbashëkt për mediat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit është programuar për tu mbajtur në orën 12:15, po në këtë teatër.
Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në orën 13:45
Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.
Nje takim mjaft i rendesishem per vendin tone
Urojme te dal nje takim i suksesshem per te dyja shtetet
Ne duhet te ulemi ne tryez dhe te arsyetohemi sic duhet te bejm bravo kryeministrit Rama per dialogun e qart qe keni bere her pas here
suksese ne kete takim dhe jemi te sigurt qe do te jete i suksesshem
Marrdheniet fantastike midis kosoves dhe Shqiperis tu vlersuar dhe shpresoj te nenshkruhen vendime te duhura
I urojm suksese ne kete takim
Shpresojm qe kjo gjendje te mar fund edhe kosova ti rikthehet normalitetit
Takim me rendesi mjaft te madhe per te ardhem e kosoves por edhe per zhvillimin e gjithe rajonit
kemi marredhenie te mire me kosoven e jo vetem
mezi presim ta shikojme kete takim i cili jam e sigurt qe do kete sukses
suksese neser ne takim dhe presim sa me shumm lajme te mira nga ju rama
Takim mjaft i rendesishem
Urojme te kete lajme pozitive
Suksese ne kete takim
Urojme qe ky takim te shkoje sa me mire
Takim i rendesishem per vendin tone ky
Urojme qe te marre fund sa me shpejt dhe te gjejne nje zgjidhje