Draft-statuti për Asociacionin, Rama: Ata që e kundërshtojnë, u them se ky rajon nuk është vetëm i tyre, duan të luajnë ‘luftash’

12 Qershor 2023, 20:42Politika TEMA

Draft-statuti për Asociacionin, Rama: Ata që e

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është ndierë mirë që draft-statuti i tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është pritur mirë nga partnerët ndërkombëtarë.

Komentet Rama i bëri në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku tha se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë krah Kosovës.

Rama tha se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qëllime të njëjta, por kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të arritur këto qëllime.

Rama shtoi se ata që kundërshtojnë draft-statutin e tij për asociacionin, duhet të kuptojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm i tyre dhe nuk mund të luajnë ‘luftash’ kur lufta ka çerek shekulli që ka përfunduar.

“Shikoni edhe Kosovën dhe historinë e saj, kur endej i panjohur Hashim Thaçi me shokë punonin bashkë me Fatos Nanon dhe Majkon, kur lufta arriti kulmin, ne socialistët shqiptarë kemi qenë aty në çdo instancë dhe forum ndërkombëtar. Shqiptare ishte edhe ajo partia tjetër që ka qenë në qeveri 2 herë para nesh, kur Shqipëria me bekimin e asaj partia theu embargo e vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe nisi furnizimin me naftë për tanket e Millosheviçit.

Ajo parti persekutoi këtu në Tiranë militantët e UÇK. U fol kundër luftës së UÇK dhe marrëveshjes së Rambujesë.Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm, duke u vetë-izoluar nga miqtë e saj, në një moment kur i ka ardhur mundësia që ta fitojë edhe në mënyrë diplomatike luftën, që ushtarakisht Serbia e ka humbur pa asnjë të drejtë apeli kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Qëllimi ynë dhe i udhëheqjes në Kosovë, qëllimi im dhe i kryeministrit në Kosovë janë të njëjutë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi i shohim ndryshe. Për mua kursi i përplasjeve me aleatët është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për zgjidhjen e çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur shumë mirë.

Ndërsa sipas atyre që thonë se secila prej palëve duhet ta bëjë vetë asociacionin ashtu siç duan vetë. E para ata janë me komunizmin në kokë dhe e dyta ky rajon nuk është vetëm i tyre, është edhe i yni dhe disa të tjerëve. Prandaj nëse atyre u vjen më përmbarë të luajnë akoma luftash cerek shekulli pasi lufta ka mbaruar, ndërkohë që as njëra palë e as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë, sepse aty është Amerikë, është NATO. Aleatëve tanë po u soset durimi. Unë po u them që ne jemi kundër asaj loje luftash”, u shpreh Rama.

21 Komente

  1. S
    Shmil Gostivari

    Sa premisa në ajër që të valojnë...Të trajtosh një interes kombëtar që është edhe në interes të Amerikës, por në castin që jetojmë nuk ia shohin perspektivën pozitive disa nga administrata amerikane, nuk është asnjë kundërshtim, as përplasje, por vizion që prek tokën edhe në ditët që i gëzojmë me dridhje trupi, Kështu veproi edhe administrata Karter me Shah Rezakun e Iranit dhe i polliji Homeini. Koha po flet që tash, më vonë edhe kristal qart. Amerikës dhe Perëndimit i duhet Kurti, ashtu sic na duhen ata aq më shumë neve. Të kujtojmë Leh Valesën e gozhduar në vitet 80- ta.... Rroftë Amerika, jetë të gjatë pastë Kurti!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tivarasi nga Pellogu

      O Ramë, po hidh sytë, or turtull edhe nga Presheva edhe nga Shqipëria Lindore dhe vizato ndonjë DRAFT për atje e shih si do ta përpijnë....?

      Përgjigjjuni
      1. k
        katarakti

        Idioti. Nuk do ta kuptojë se asosacioni është gozhda e Nastradinit e Serbisë për të destabilizuar Kosovën sa herë të dojë. Bosnja me republikën serbska në gjirin e saj ka 40 vjet që nuk bën dot një hap para. Shallvarexhiu u gëzoka që nê Perëndim ia pritën mirë propozimin e tij për asosacionin! Lideri global! Kosova sot ka nevojë për mbështetje nga Shqipëria, jo për ndërmjetësim, si ai për "Ballkanin e Hapur" me Serbinë në mes të tavës! Po ku kupton i Gjati. Atij i ka marrë koka erê me kohë. Nuk thojnë kot :" kallami i gjatë pa fara me kokën përpjetë"! Ku është e keqja që Kurti u thotë "Jo" ndërkombëtarëve?! I kanë varur turinjtë se ishin mësuar keq me Thaçin dhe Mustafën. Por Kurti ka dinjitet dhe guxim. Dhe i lumtë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Per cfare i lumte? Qe te marri ne qafe nje popull te tere, sic beri trimi i trimave qe vrau komplet anetaret e fisit te tij, se nuk donte te dorrezohej?? Asociacioni eshte i shkruar ne marreveshje dhe duhet zbatuar! Ti mund te duash te kesh ne teritorin tend edhe komunat me shqipetare ne Serbi, edhe Pllaven e Gucine ne Mal te zi, edhe Ulqinin etj etj, por a ke bythe ti marresh? Po te iku KFOR-i, brenda nates veriu i Kosoves pushtohet nga Serbia. Pordhet e medhoja grisin breket e veta! Mos u bazoni tek frika e Europes per nje katastrofe humane ne Kosove dhe beni gjoja patriotin. Mos u tallni me dhimbjen e njerezve. Kujtoni 1999 dhe lumenjte me refugjate dhe shterngoni bithen e pajtohumi me perendimin, perndryshe jeni tradhetare!

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Po demokracia eshte delegim kompetencash more hipokrit i neveritur. Qeveria e Kosoves eshte aty me zgjedhje dhe i ka fituar bindshem dhe perfaqeson popullin deri ne zgjedhjet e ardheshme dhe jo si ti qe ke vene ne dispozicion te fitores se pushtetit hajdut gjithe makinen e shtetit. Dhe me gjithe manovrat qe ke kurdisur , per pushtetin hajdut nuk kane votuar as qereku i votuesve. Hiokrit i neverifshem.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Buda

            "Ballkani i Hapur" eshte e vetmja rruge qe shqiptaret te bashkohen ne kohen moderne te globalizimit te ekonomise boterore, heqjes se kufijve dhe levizjes se lire te njerezve qe po jetojme; por duke lexuar "komentet e mesiperme", une kujtoj me dhimbje nje thenie tragjike te Ainshtajnit:" "Per fat te keq ne Demokraci dy-tre budallenj e mundin nje te mecur!"

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              BUDALL ,EDHE CARI KA ME SHUME TRU ,CFARE JANE KETO TRAPLLEQE QE SHKRUAN PRR BALLKANIN E HAPUR.KUR NA QENKA KAQ I MIRE PERSE SERBIA PO BEN LUFTE NE BOSNJE NE MAL TE ZI DHE KOSOVE ,PO KERKON NDARJE SIPAS ETNIVE ,DMTH QARTE FARE KERKON DESTABILIZIM TE RAJONIT .KERKON ME FORCE BOTEN SERBE NE TROJET SHQIPTARE.APO DEGJON RAHMUTIN TI DHE U BE DETI KOS.RAHMUTI KA IK PËR LESH BASHKE ME SALE KERMEN E KA SHITUR SHPIRTIN.

              Përgjigjjuni
            2. G
              George

              Per nje njeri qe ia ka kushtuar jeten studimit te historse se Shqiperise dhe Ballkanit, e vetmja rruge e bashkimit te shqiptareve ne epoken e re te globalizimit te ekonomise, heqjes se kufijve midis shteteve dhe levizjes se lire te mallrave dhe njerezve eshte "Ballkani i Hapur Demokratik". Me mendesite dhe praktikat nacionaliste shqiptaret do te mbeten ne shekuj te ndare ne 6 shtete.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjan

                George teknikisht eshte e sakte ajo qe thua se heqjes se kufijve ,por historia perseritet se ka akoma idiote si puna jote qe harrojne KRIMET qe serbia ka BERE dhe Vazhdon te BEJE .SIPAS rene perse serbia e kerkon assosiacionin “për ballkanin e hapur”.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kot Fare

                Pas Esat Pashes me Rruge ne Beograd,Enver Hoxhes me Hero i popullit te Jugosllavise ,vjen dhe Rama ti shtohet bythelepirjes Serbe..nuk e kuptoj kur nuk Ke gje te mire per Kosoven per te Folur pse Flet kot,Flet sikur je Rus ,turpi i Shqiperise..Nuk e kupton qe serbet urrejne cdo gje Shqiptare Pa dallim…Shqiptaret ne Shqiperi flejne gjume se Baba i kombit i di te gjitha vete,,Tv na promovojne dhe Podcasting e tij..u be nga Rep e Shqiperise ne Rep e Rames ..autokrat,narcisist,pordhac e di çdo gje..Rrofte Shoku Rama si shoku Enver.gjelle qenesh qe nga 1946 deri sot Qeverisin falangat e kuqe kolera sllave .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kakaja

                  Dihet që idiotit i duken njerëzit normal dhe të ditur idiot. Edhe ky Katarakti super i mençëm kështu është.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Canc.

                    Lider frikacak, oportunist dhe servil.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      T

                      Ty ste ka zgjedh Kosova ta perfaqsosh. Rajonin sta Ka lon trashegimi as yt ate e as jot eme. Ti.s rregullon dot Shqiperine,e Jeni bere si xhungel e Jo te rregullosh rajonin. Coji veline rajonit ,mbase I Ben komplet beton ,e ti merre rajonin jepja olsit te beje ca leke,merre ti rajonin ta besh me.polici te forte,me ushtri e me gjykata si Shqiperia. O t qif.e kina Ty ,qe te duket vetja se Di Cdo gje. Tu je po aq I rrezikshme e satrap SA berisha e meta bashke.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tropoja

                        Ti shih e merru me punet tua ne Shqiperi e ke boshatise vendin krim e varferi.Ti kur nuk ke mend

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tropoja

                          Ti shih merru me Shqiperine se e ke shpopullu

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            C’thote Evropi Ismail Bej?

                            I vetmi qe kerkon te luaje luftrash eshte Vucic! I vetmi vend qe e destabilizon rajonin eshte Serbia! Te vetmit qe kane probleme me fqinjet jane serbet! “Bota serbe” eshte ideologji dhe synim i Serbise per te mbledhur te gjithe serbet nen te njejtin shtet! Pretendime te qarta per zgjerim territorial! Dhe prape, serbet na dalin “paqesore”, “dialogues” dhe “viktima” te Kurtit! Jo me larg se tre dite me pare shteti fashist serb arrestoi kryetarin e shtepise se Kultures ne Presheve pse lejoi shfaqjen e nje filmi shqiptar! Ne kulmin e tensioneve serbi vazhdon programin me dhunen fizike, verbale dhe psikologjike ndaj minoritetit shqiptar, dhe Perendimi ben sikur nuk sheh e degjon! S’kane faj, kane sy e veshe vetem per Kurtin! Ai eshte “maskarai” qe do ti vere zjarrin Ballkanit!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kalec Dega

                              LideriGamor Global, dhia e zgjebosur ben te zgjuarin! Ky ska zgjidhur punen e detit Jon ose ja ka shit detin Grekut, me nderkombetare, dhe jo me te qaje hallet e botes. ========== Tradhetar Esat Edvin Rama...lol

                              Përgjigjjuni
                              1. z
                                zeri i botes shqiptare

                                Kjo klase vasalesh, hajdutesh, delirantesh, harbutesh dhe bythlepiresish qe kane kapur prej fyti Shqiperine, fatkeqsisht si japin dot leksione Kosoves. Vetem dy kermave Vorioqimarjote dhe nje vrimhapuri qe shitet si mendjehapur, mund ti vijne greket dhe ti shurrojne ne goje. Shenjtet grekoqire tju shqyejne varret e femijve dhe tju vjedhin kufomat. Tju vije kryeministri i Greqise me helikopter ushtarak dhe te ulet ku ti doje qejfi ne Vorioperin e tij. Keta, kur nuk ju thithin koqet millosheviceve, vuciceve, janullave dhe qirjeve greke, veshtrojne dhe nuk bezajne. Kurti po kerkon vecse respekt per Kosoven, ligjet dhe shtetin, pa ju mohuar serbeve te drejtat dhe perfaqsimin. Praktikisht po kerkon te mos e shurrojne ne goje. Dhe kur nje shqiptar kerkon minimumin, histeria e Perendimorve dhe vasaleve te sodomizuar shqiptare, mbyt gjithcka, duke e lene ceshtjen shqiptare, te drejtat e shqiptareve dhe dinjitetin e shqiptareve, poshte te drejtave qe kerkohen edhe per qente. Akoma ky lloj trangulli, i zhytur ne deliri, para, dhjamin e pushtetit, rene e pordheve dhe nevojes patologjike te kancelarive te botes per lavire, nuk po e kupton se shqiptaret te lodhur, te neperkembur, te bombarduar nga lavazhi i trurit dhe margjinalizuar, po fillojne te mendojne, falsin dhe reagojne ndryshe. Kam frike se nga bota kurve perfekte ku jeton, do ta zgjoje si Causheskun, shperthimi i shqiptarve.

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  plehre!

                                  politikan kurv! detyra jote eshte ti thuash botes qe serbet e Kosoves nuk mund te kene asnjehere me shume te drejta se shqiptaret e maqedonise, shqipet e malit te Zi dhe shqipet e Greqise qe i kane djegur me zjarr e hekur per dyqind vjet dhe vazhdojne akoma me nje regjim fashisto klerikal

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardani

                                    Kosova është Shqipëri dhe duhet të mbrohet çdo milimetër e saj me çdo kusht… Sërbia ka qenë, është dhe do të jetë fashiste dhe antishqiptare. Duhet të jesh idiot me njëqind vite përvojë idiotizmi ta mohosh këtë të vërtetë!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arjan

                                      ESHTE FATKEQESI KOMBETARE QE SHQIPERIA UDHEHEHIQET NGA KERRIERISTE TE TULLE ANTIKOMBETARE.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje