“S’ka asnjë shans…” - Astrit Patozi: PD ka marrë fund, copa të tjera do të ndahen

12 Qershor 2023, 19:10Politika TEMA

“S’ka asnjë shans…” - Astrit Patozi: PD ka

Ish nën-kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi mendon se ka ardhur momenti që kjo forcë politike duhet të copëtohet.

Themeluesi i Bindjes Demokratike thotë se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë ka mbaruar.

Ata janë në letargji në një sëmundje të pashërueshme. Nuk shikoj projekt politik, fakti që thonë ata janë non grata ne s‘jemi, është banale. Mendësia e konsiderimit të pronës publike si privati, adhurimi dhe ndjekja e tij deri në pikën e fundit. Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans. 

Do qëndrojë një copë e madhe të Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi. Do jetë si kukullat ruse. Nuk duhet të merresh me ata opozitarë që nuk duan të reflektojnë e ndryshojnë. Ka nga ata që e konsiderojnë politikën si biznes dhe pjesa tjetër e heshtur është modeste, disa nuk kanë lindur ende”-tha Patozi.

Sipas tij, të gjitha forcat opozitaret duhet të bashkohen dhe të jenë një ofertë e re për shoqërinë, të marrë fund autokracia dhe të ndryshohet sistemi. 

Nëse nuk ndryshohet ky sistem, sipas Patozit, nuk do mund të goditet pushteti i Ramës e as kryetarokracia siç e quan ai.

“Të gjithë vektorët opozitarë që s’kanë lidhje as me foltoren e me vulën, duhet të bëjnë një koalicion mbi një projekt politik që duhet të jetë ofertë për shoqërinë. Që ky sistem s’është fatkeqësi natyrore, këtë e ka bërë njeriu dhe kjo zhbëhet. Këtu duhet të jenë të ftuar edhe dy kontingjentët e pashërueshme. 

Në rast se Berisha apo Basha dhe ata që do dalin nga beteja në partinë e Vulës, janë të ftuar ti bashkohen këtij projekti dhe të shkojnë si opozitarë që të ndryshohet sistemi. Nëse nuk ndryshohet sistemi nuk i kemi ofruar shoqërisë projekt politik, që të ndryshojë qeverisjen mendësinë, dhe të godasin pushtetin e kryeministrit, edhe të kryetaro-kracisë së opozitës. Ky është sistem i kalbur që mbahet në këmbë nga ndryshimet kushtetuese të 2008.”

2 Komente

  1. r
    robi

    Per stabilizimin e gjendjes se rende brenda foltores se vucidolit eshte ngritur me urgjence nje grup pune i perbere nga Sali Lusha me diagac, Strazua me patllake ne brez, neonazisti Akeksander Biberaj, Paloqja, spurdhjaku me bilbil ne goje plaku i pjerdhur Spaho, vokshi gerdalla. Ky grup do hartoje strategjine e ringritjes se foltores se vicidolit dhe ardhjes ne pushtet diku nga viti 2037 ne ndonje koalicion por kurre me kryeminister se kane marre goditje apokaliptike. Pasi te hartohet strategjia nga grupi i punes do ti dergohet per miratim strategut te fitores imagjinare te foltores, Klevis krricit te faro pace pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve tek diagaci i Sali Lushes.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mallkim dhe jete jete Shkaterruesit te Vendit tone

      Lumturi kombetare !!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje