Kryesia nis plotësimin e vakancave, Bardhi: S'firmos asnjë vendim kundër statutit

12 Qershor 2023, 15:32Politika TEMA

Kryesia nis plotësimin e vakancave, Bardhi: S'firmos asnjë vendim

Disa anëtarë kryesie të PD-së kanë nisur lëvizjet, pasi miratuan datën e zgjedhjeve për kreun e PD-së. Një ndër ta është plotësimi i vakancave në degët pa kryetar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi, foli për mediat pas mbledhjes me grupin e tij. Bardhi tha në një prononcim për mediat se nuk ka firmosur dhe nuk do të firmosë asnjë vendim kundër statutit.

Sipas tij, një grup brenda Partisë Demokratike po kërkon që të ushtrojë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit.

Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm.

Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh ai.

7 Komente

  1. X
    XYZ

    Zonja Bardha yxhym zonje se Saliu do fitoje Noc Rrokun...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Gazmore mire shume e ke , merr dhe motrat tuaj Motrat Bregu , Motrat Vokshi , Dhursta Cuplinen , Tabaken e Tabakhones . Sukse zonja te nderuara ....!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Gazmore mire shume e ke , merr dhe motrat tuaj Motrat Bregu , Motrat Vokshi , Dhursta Cuplinen , Tabaken e Tabakhones . Sukse zonja te nderuara ....!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Por ti ( peder ) nuk firmos se nuk te lejon krimineli Non Grata ,ti bashke me Tabaku. duhet te qeroheni nga PD ,shkoni ne fis te shoqata Nevojtorja e Berishes ,

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grda Suma

            Kujdes se kjo Gazja eshte nje Goce Nevrike se me sa duket se keni njhur mire Ju kete pelivese.

            Përgjigjjuni
            1. d
              demokrati

              Po mor kolona e peste e Sali kriminelit, do lene ty ti japesh kohe Non Grates te bej akoma corbe partine.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Komentuesit e kesaj fletushke jane enverista te fshehur vrimave te ish sigurimit te diktatures qe po i bejne gojore pushtetit te hajnave te shalegjatit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje