
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë para 24 vitesh.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka shprehur mirënjohjen për aleatët ndërkombëtare dhe vendet anëtare të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-të.
Sakaq bën thirrje për bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët.
"Ëndrra e lirisë, e trashëguar brez pas brezi, mori jetë 24 vjet më parë mes dhimbjesh dhe sakrificash që do të shënojnë përgjithmonë identitetin tonë kombëtar.
Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe aleatëve tanë. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë dhe demokratik, si anëtare e NATO-s dhe BE-së, i ka rrënjët te ky investim i përbashkët dhe aleancë e palëkundur e shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë të kombit, pa të cilët lira dhe pavarësia do të mbeteshin aspirata!
Në këtë ditë historike, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për udhëheqësinë e Presidentit Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Sot, më shumë se kurrë, u jemi mirënjohës aleatëve tanë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve, që përmes një lufte të drejtë i dhanë fund një padrejtësie historike!
Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, vendeve mike dhe aleate të Europës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës.
Tani është koha që në bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët tanë të mëdhenj, Kosova të tejkalojë çdo sfidë dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në institucionet ndërkombëtare, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin", shkruan Basha.
Jo kaq modest luli, Kosoven e ke cliruar ti me pantallona te shkurtra se po te kishe veshur te gjatat kishe cliruar edhe serbine, prandaj ne nje dite si kjo jane aleatet ata qe duhet te te falenderojne ty!
Oo Lul! A e gjete videokasetën që të dha ai kosovari me masakrën e serbëve? O I shitur!!
I spiunoj nje nga nje kreret e UCK ky zagar bashke me te hunderen e Saliut , pastaj u zhduken dhe erdhen ne Shqiperi , dhe e beri Saliu minister , me cbythe e beri ?? Me punet e pista qe ky mori urdher nga Saliu ….prej andej Basha u kthye milioner ….me cfare pune ??? Kamarjer ?? I beri UDB ja zengjina ….tani rin e blejne vila , ne kuriz te kujt ?? Ne kuriz te luftetareve te UCK ….ky eshte realiteti i hidhur , qe ne ua kemi patur me te hedhur UCK se , pamvarezisht se kush ishte ne pushtet , kush udhehiqte ketu dhe kush erdhi me vone , thjesht ne si shqiptare ua kemi futur atyre , sigurisht qe kish dha ka edhe atdhetre shqiptare qe i duan ata ( kosovaret ) vec realiteti eshte se keta kelysha , si ky drasa ne kembe , por dhe Sali plera te vrisnin naten dhe te qanin diten , kjo qe motua e tyre …..
Gazeta tema duke u munduar te ngre te rrezuarin. Mero po behesh qesharak. Nga dite per dite, nje here ne jave po e hap pacavuren tende. Do shkerrmoqesh edhe ti avash avash. Basha nuk eshte alternative! Ka gjithe jeten e tij qe nuk eshte!!