Në burg për shitblerje vote, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet

11 Qershor 2023, 16:20Politika TEMA

Në burg për shitblerje vote, Beleri kërkon të shpallë

Fredi Beleri i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim, kundër vendimit të Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij në datën 10 Maj.


Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës.

Mbrojtësit e Fredi Belerit thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.

Megjithatë, këto përgjime siguruan provat kryesore kundër kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës që tregonin përfshirjen e tij në shit-blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe që e lanë atë në qeli pa afat.

Gjykata e Posaçme e Apelit do e shqyrtojë këtë kërkesë në datën 16 Qershor në Dhomë Këshillimi, teksa gjyqtari i cili do ta vlerësojë atë është Florjan Kalaja.

SPAK thotë se të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Në një nga bisedat e regjistruara, Kokaveshi dëgjohet të thotë se 4 nga 12 emrat e sjella nga bashkëpunëtori i kishin kapur më parë dhe i dha atij 40 mijë Lekë vetem për 8 vota.

 

2 Komente

  1. N
    Noc Rroku

    bej lera, alfredi, si të shumtit njërëz shqip folës që u mungon IDENTITETI që ushqehen në Mëmëdhenë Tonë zëmërgjërë e tolerant( fali o ZEUS i Shqiptarëve se zdinë ç bëjnë) dhe rrojnë akoma në kohën e luftave fetare dhe nuk janë të paktë .....janë dhe me "grada të ndryshme e shkresore... janë të gjithë lerë, do mbeten frymorë se atë ua mer vetë zoti .Historinë e bëjnë RACAT e jo Lamashët .

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar i zakonshem

      Sii....Fredi ne burg..mos..! A do ta lejoje qeveria greke kete padrejtsi te madhe qe i behet grekut te natyralizuar Frdis Bejleris.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje