Pas vendimit për zgjedhjen e kreut të PD, Bardhi thërret në mbledhje deputetët

11 Qershor 2023, 15:18Politika TEMA

Pas vendimit për zgjedhjen e kreut të PD, Bardhi thërret në

Pesë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thërret deputetët.


Bardhi ka njoftuar kolegët për mbledhjen e grupit parlamentar ditën e hënë në sallën e grupit te Kryesia e Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 13:00.

“Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Bardhit për deputetët e PD.

Kujtojmë se në mbledhjen e 6 qershorit kryesia e PD vendosi të mbajë zgjedhje më 29 korrik për kryetarin e ri të PD-së, duke dalë kundër platformës së propozuar nga grupi i deputetëve, të cilët kërkuan fillimisht riorganizimin duke nisur nga hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale, me zgjedhjet në seksione e degë dhe në fund zgjedhjen e kryetarit.

2 Komente

  1. q
    qivaci

    Kjo Bardha paska qene bij kurve,e dreth here me Salen e here me Meten e rralle me Bashen

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Gazi merr Joriden, Dash Sulen e Geshtenjen dhe shkoni pas Babales te Foltorja e nongrades.Kot torturoni vehten. Ju te kater jeni te brumosur si “ berishiane” dhe ashtu do mbeteni deri ne fund. Lereni PD te rikonturohet si parti e djathte konservatore pa ndikimin e “ gores” antiamerikane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje