I pari që pranon se ka parë draftin e Ramës, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut jep detajet

10 Qershor 2023, 16:22Politika TEMA

I pari që pranon se ka parë draftin e Ramës, zv.kryeministri i

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën në Shkup, ku pritet të krijohet një qeveri me bazë të gjerë.

Por Grubi u ndal dhe te zhvillimet në veri të kosovës, ku deklaroi se është një ndër personat që e ka parë draft-statutin e hartuar nga kryeministrin Rama për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Grubi zgjodhi të mos jepte detaje në lidhje me nismën, por shprehu publikisht se e mbështet atë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se iniciativa e kryeministrit Rama i hap rrugë çtensionimit të situatës në Veri dhe mund të çojë në njohjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara.

Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gadishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, tha Grubi.

Gjithashtu ai shtoi: “E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në Veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”.

15 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Albin Kurti mund të jetë i ngurtë dhe dogmatik, i zhytur në dogma ideologjike të cilat i kufizojnë mendimin dheveprimin, por fakti që Rama e paska diskutuar me shqiptarët në Maqedoni dhe pa tjetër edhe me ata të Malit të zi dhe nuk e ka diskutuar me shqiptarët në Shqipëri por sidomos në Kosovë, flet për një mungesë të theksuar sinqeriteti. Një veprim i nëndheshëm me qëllimin e vetëm për të marrë flamurin kombëtar në duart e tij dhe për të qënë ai që duhet t'a valvis fort. Shkurt hesapi, punë megallomanësh.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qim Peku

      Shko mor trap, dihet o koqe qendrimi i Shqiperise ndaj Kosoves...e je ne kushtetute. Tashke ta diskutoje me ty Rama...hajde hajde!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk eshte pune per flamur ne dore ketu, por si te rregullojme problemin qe kemi. Shqipetaret vazhdojne akoma, kush duhet ta mbaje timonin, dhe jo cfare rezultati te nxjerrim ne te miren tone.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evisa

        Duket Rama draftin e tij për Assosacionin e komunave të veriut në Kosovë e ka diskutuar me të gjithë pjesmarrësit në nismën që e ka shumë për zemër "Ballkani i Hapur", por jo me ata që nuk denjojnë të marrin pjesë në të. "Sa shumë e pëlqyen europianët këtë draft", vë në dukje plot ngazëllim e përditshmja e pavarur Tema.

        Përgjigjjuni
        1. r
          realist

          Evisa , qe draftin e Edi Rames per Kosoven e vleresuan evropianet , kete e morrem vesh jo nga gazeta Tema , por nga te gjitha kanalet televisive , ne te gjitha lajmet ditore te tyre . Nuk e dha vetem kanali i famshem i Zenit , SYRI .

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evisa

            Realist, ke plotësisht të drejtë, mund t'a kenë dhënë shumë kanale, por për të qënë i sinqert, unë lexoj vetëm Tema. Dhe më dhëmb kur ajo shmanget nga informimi si detyrë që ka, duke u transformuar në shërbëtore të njëanshme, tamam sikur të jetë SYRI.

            Përgjigjjuni
        2. L
          Li

          O Zot ç’ jan keta njerez qe mezi presin të shajn Ramen pa lexuar shkrimin. Zot na rruaj nga ata të ekranit po dhe nga keta të squtit qe komentojn çeshtjet kaq të nxehta qe kan të bejn me fatin e nje kombi të tërë . Shikoni ore hallet tuaja se sësht koromane buke kjo punë.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            Po cfare do diskutoje Rama me Albin gomarin ,ai s degjon amerikanet do degjoje Ramen ,kur s n derhyn i thone pse s nderhyn ,kur flet ,s kemi nevoje te thone ,ne fakt Albini ka te drejte ,por amerikanet te vene dhe ata te heqin ,i futen te gjithe ne burg na hage qe te qeverise ky karri ,Thaci eshte me largpames ,ky plehra erdhi me fjale te medha ne pushtet ;per bashkim kombetar referendum etj

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1234

              Rrini te qehte. Puna e do qe te thuhet se drafti i Rames eshte bere pa u konsultuar me palet e interesuara, por keshtu luhet ne politike. Rama nuk eshte diletant. Bëni durim

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Per "inteligjentet" ketu me siper: Rama ka thene se i ka derguar draftin presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Me siguri, qe pjese te draftit i ka diskutuar dhe me ate pjese te politikes shqiptare ne shtetet fqinje qe duan ta degjojne. Xhezo Smokthina ketu me siper thote se Rama nuk e paska diskutuar kete draft me shqiptaret ne Shqiperi dhe me kete me siguri nenkupton opoziten. Por ai harron se opozitaret ne Shqiperi nuk komunikojne me njeri tjetrin dhe jo me te flasin me Ramen per ceshtje qe kane te bejne me Kosoven. Nga ana tjeter, me ke opozite te flase Rama, me non graten Salih apo me hajduto-spijunin Meta apo Metaj? Evisa nga ana tjeter ka thene dicka te vertete, kur ka permendur "Ballkanin e Hapur" dhe ata qe e pranojne kete nisme te tij jane ata qe kane pranuar edhe Ballkanin e Hapur. Nje gje nuk arrini qe te kuptoni juve more miq se ne politike nuk behet si i forte, sidomos kur je nje mini shtet qe nuk ke kellqe qe te dalesh nga binaret qe te medhenjte te kane caktuar, ndryshe e peson si Salih nevojtorja apo Like floriri. Rama ka shume te meta, por ka ditur ti beje per vete ata qe komandojne boten dhe me kete ka arritur qe te fitoje ca koncensione edhe per ne shqiptaret. E keqja eshte se ne Kosove, injorantet qe jane sot ne pushtet, kane xhelozi per arritjet e Rames dhe respektin qe gezon ai ne politiken nderkombetare. Po vazhduan me kokefortesi qe te bejne te fortin, do shkojne ne te semes, si Albini, por edhe vete kosovaret do kene pasoja. Si perfundim, te tera keto cojne ujin ne mullirin e Serbise, pasi gati eshte Franca me Hollanden qe ti akuzojne shqiptaret si grindavecet qe nuk e duan paqen.

                Përgjigjjuni
                1. *
                  *****

                  Keta te VV nuk e din qe pavaresisht faktin qe u vjen mire, por realisht kur fluturon me presh ne **** eshte keq. Me kembe ne toke miq, dhe mos u masni me hijen e mengjesit. Mblidheni mendjen dhe pirdheni Albinin prej bythe.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Justice

                    Rahhma te rregulloj njehere vendin e tij qe paguhet dhe vjedh 24 hr; pastaj te japi mendimet e tij “cfare mendimesh” lol . He doesn’t have any. He is worthless human beings. He is doing this to get out of dodge.Mcgonigal case

                    Përgjigjjuni
                    1. @
                      @

                      Si ti mor justice qe vetem me drjejtesine s’ke gje të perbashket Rama po dhe ne të tjeret qe flasim e shkruajm shqip bejm mengjes per mengjes.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kunder zhabave te moçalit

                        Ku e ke pare ti idiot Ramen duke vjedhur ?

                        Përgjigjjuni
                      2. a
                        anti25642654censurë

                        edhe unë e di,e kam lexuar të gjithin!!për momentin nuk jap asnjë mendim!do ti jap kur të gjithë të kenë dhënë mendimin e tuyre!palloshi ynë bën një "draft",propozim,projekt,e diskuton dhe jua jep ta lexojnë të gjithëve,por "harron" tua japë personave që ju intereson??pra as vuç buzviçi e as bin erdoganisti nuk e kanë marrë??më duket pask si karllëk,ky veprimi i radhës të boles tonë!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje