'Shpërthen' deputetja demokrate: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkonin Berishës të tërhiqet nga PD

10 Qershor 2023, 13:46Politika TEMA

'Shpërthen' deputetja demokrate: Ju burrecë që

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka thotë se të gjithë ata që përmendin emrin e saj në studiot televizive, se është pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së të guxojnë t’i kërkojnë publikisht Berishës që të tërhiqet nga drejtimi i PD-së në mënyrë që partia të hyjë në reformë të plotë.

''Tirania e burrecëve të Tiranës

Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike, edhe ju finët perfidë që bëni lajme me sms të diktuara nga padurimi dhe pabesia, para se të thoni se jam pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, bëni mirë më së pari, në kor ose më vete, t’i shihni të vërtetat në sy:

Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë.


Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët - edhe të majtët - ishin në pushtet, unë shkruaja libra.

Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.

Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majyë e të djathtë.

Ndëkohë që ju hynit në paradhomat e kryeministrave si langonj për ndonjë teke uiski a për t’i kërkuar ta emëronte shef kadastre ndonjë bashkēfshatarin tuaj, unë lexoja poezi shqipe tribunave të botës, duke i shitur botës Shqipërinē e bukur.

Ju jeni bashkëfajtorë në shkatërrimin e Opozitës shqiptare me oportunizmin tuaj, me flirtet tuaja, me paturpësinë tuaj.

Ndaj, për shkak të asaj frike kanunore a korruptive me të cilën jeni mēsuar të mbijetoni, nuk guxoni të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin keni besë, apo të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin, a me të cilët Lulzim Basha po u ktheka në parti.

Deri kur ajo parti të bëhet, ju siguroj se do të kem shkuar në një parti tjetër, ku demokracia është e sanksionuar nga ligje të epërme.

Nuk shqetësohem që mē përmendni, por që nuk jeni përmendur akoma për dëmin që po i bēni demokracisë shqiptare!'', shkruan Açka.

20 Komente

  1. P
    Patrioti që shikon larg…

    BRAVO, Zonja Flutura Açka ! Vetëm njerez si Ju mund ta shpëtojnë PD nga thonjt e Saliut ! Saliu e do PD bunker për tu mbrojtur nga ligji dhe Amerika . Sa të ket frymë Sali Berisha , PD nuk bashkohet . Mjer ky vlnd !

    1. R
      Raimond Vlonjati

      C’eshte kjo tipike fytyre e poshter , kjo krijese provinciale e mbushur plot ligesi akrepi. Ik moj femer legene se ti ke nivel vetem per tu zene me grate e lagjes, si arixhofkat. Do vendosi kjo surrat bytha kush te jete ne krye te PD , kur nderkaq aty kane votuar gjithe demokratet kush te jete ne krye Na del kjo fshatark e piste dhe kerkon te imponohet me histerizmin e saj tipik provincial . Femer legene kerkon te prishe regullat e denokracise

    2. H
      Hekuran

      Keta jan te gjithe delirant qe besojn qe gjith bota rrotullohet rreth secilit prej tyre Unë! unë! unë! Po ikni moj te gjithe ne punen tuaj dhe e shpetuar esht PD Nuk kane asgje per te thene dhe mbijne me TV 24 ore duke fol per vete Delirante e mjere

      1. B
        Bureto

        Është dge mbetet në vullnetin e Salehut të tërhiqet, por ai ja që ai për arsyet e veta ekzistenciale, nuk do dhe nuk do të tërhiqet! Ju të gjithë e dini shumë mirë këtë. Atëhere, nuk na thua çka do bëni ju, ti dhe gjithë skuthat e tjerë rrotull teje, që ende as vetë nuk dinë me kë janë e nga t'ia mbajnë?! Dje në një shkrim iu drejtove atyre, pra disa prej kolegëve të tu, të cilët siç na kumtove, nuk e duan Brrishën më shumë se ti (!). Por nuk është ky vetëm mosdallimi juaj, i të gjithëve, sepse ju i kërkoni 'non gratës', gati si me lutje, tërheqjen, hapjen e krahut dhe nuk guxoni t'i kërkoni atij në kor dhe t'i thoni me zë të lartë kudo që e keni këtë mundësi: "Largohu!". Por jo, mjerisht s'e bëni dot! Arsyet, i dini vetë, por mos kujtoni se nuk ua kuptojnë të tjerët. Ju e dini që lutjeve tuaja drejtuar atij me gjysëm zëri, dr. Berisha, zoti Berisha, lideri historik, prof.dr. Berisha etj. lëpirje nuk ua vërshëllen. Atëhere, mblidheni mendjen dhe thuajani shqiptarëve se ç'keni ndër mend dhe më pas, ç'jeni të zotë të bëni. Së paku ti dhe ndonjë tjetër, që mund të bëni dhe ndonjë punë tjetër, meqë nuk po tregoni se jeni politikanë, mbasi të bëni deklaratën e fundit, në shenjë proreste, por dhe për të larë ca shpirtin që u jeni shërbyer dy BB-të, ta hapni vetë ju krahun. Këto duhen sot dhe deri në pranverën e vitit 2025, në të kundërtën ju nuk u duhet thënë largohuni, por shporruni, se nuk i duheni më kujt. S'jeni veç një shportë me karavidhe.

        1. C
          Cen Dymi

          Zonja Acka ! Respekte jo burrece por shqip te tredhurit e Saliut , njelloj si Zymbyl Aga roja i haremit te Sulltan Sulejmanit. Saliu i tredh pastaj i fut ne liste...Znj. Acka je aksident aty nuk di si i shpetuar filtrave te SsliKermes , modeli i Saliut jane motrat Bregu

          1. C
            Cen Dymi

            Zonja Acka ! Respekte jo burrece por shqip te tredhurit e Saliut , njelloj si Zymbyl Aga roja i haremit te Sulltan Sulejmanit. Saliu i tredh pastaj i fut ne liste...Znj. Acka je aksident aty nuk di si i shpetuar filtrave te SsliKermes , modeli i Saliut jane motrat Bregu

            1. C
              Cen Dymi

              Zonja Acka ! Respekte jo burrece por shqip te tredhurit e Saliut , njelloj si Zymbyl Aga roja i haremit te Sulltan Sulejmanit. Saliu i tredh pastaj i fut ne liste...Znj. Acka je aksident aty nuk di si i shpetuar filtrave te SsliKermes , modeli i Saliut jane motrat Bregu

              1. Q
                Qimi prej Hasi

                Gjynaf që ka shkue dam kjo librabërsia e Lulit dhe merret me këta buburecët e Saliut . Shpresoj në fitoren e PD , pas 8 vjet në opozitë dhe kujtoj se u bë deti kos dhe do ti binte radha dhe kësaj të merrte lugën . Po çe do , i doli huq . Sala u shqua si dhunues i demokracisë , hajdut dhe minues i drejtësisë dhe PD iku për lesh . Kjo sigurisht që u bë pishman për këtë ndërmarje të vetën , po dhe me ndihmën e Lulit dhe tani është në siklet, se Tabakja e Tiranës me qefliun e Bardhi të Kavajës nuk dinë ku të mbështeten . I ka tmerruar Saliu dhe po sabotojnë PD e vulës . Trimëresha e ardhur posaçërisht nga Holanda ka detyrën të riorganizojë partinë e bërë arenë lufte e boksi . Suksese Fluturake .

              2. q
                qytetari

                Edhe ti si gjith te tjeret je. Nje kufome e nje te vdekuri te pa kallur, qe me ne fund e kuptove qe mund te te terhiqte edhe ty ne var. Tani je ne kerkim te nje "partie tjeter" sepse pa Parti.... ti ngordh. Si ne kohen e Enverit

                1. g
                  gzim parisi Tiron e re

                  Bureto 100% dakort me ty

                  1. s
                    sami

                    Ty te kerkohet mos llap dhe bertit kot kundrejt dikujt qe ti dhe te tute e nxorret nga Partia qe ai themeloi. Merru me "partine" tende se nuk ke te drejte te vesh kushte partise tjeter ku jane shumica(ajo shumice qe te beri ty pllasem deputete). Te kerkohet (te vihet ne dukje) te mos pleksesh me njerez qe fyejne dhe kercenojne deputetet brenda partise tende , si nje gje jo etike per dike qe i thote vetes perfaqesuese e popullit(sado i cunguar sot ky perfaqesim). Sheh ndonje gje te paaresyeshme ne keto kerkesa?!

                    1. l
                      labi

                      Respekte z. Akça !

                      1. s
                        saliu duhet te shpallet terrorist

                        E keni kuptuar me vones si puna policit,se kush eshte e keqa e asaj partie dhe i gjithe vendit,por nuk keni guximin ti thoni atij krimineli largohu dhe ti numroni te gjitha gabimet(per ne jane krime)qe e cuan kete parti ne kete derexhe......Ju jeni ata qe ngritet kultin e ketij krimineli dhe ketij perbindeshi i duket vetja i pa zevendesushem dhe ju ka vene per fundi,disa edhe me dosje si pjesmarres ne vjedhje e krim.... Ju u bete berishistet me te eger se enveristet edhe sot nuk keni guxim,por edhe kur thoni te largohet,jargaviteni dhe e doni president nderi,i drejtoheni zoti,lexhenda,i nxirni ne pah meritat dhe harroni humbjet e fatkeqsit e vendit,jeni bere ca mjerane frikacak aparatcik qe i sherbeni rroges dhe privilegjeve dhe nuk doni ta levizni prapanicen nga vilat e lalzit......

                        1. F
                          Fuati nga Skrapari

                          Kësaj kot i thërrasin Flutura. Kjo është një vemje e helmuar që nuk bëhet kurrë flutur por, po helmon mjedisin politik dhe social.

                          1. L
                            Lak Spaku

                            denoncoi me emera znj Acka! Nxirrua ne shesh pislleqet e lidhjet e fshehta te pederasteve dhe bucave si Bardhi dhe Tabaku, apo bythperdredhesit si Sula e Koreshi qe hiqen sikur jane per forcimin dhe bashkimin e PD,por ne fakt jane agjente te Berishes. PD do ta bejne burra e gra si Ju, Bejko, e te tjere qe i kane vene kufirin tek thana Sali Berishes.

                            1. R
                              Ri shtrember e fol drejt

                              Jemi dakort qe Pd-ja te freskohet me te rinj , ndoshta nga e para. Nuk jemi per drejtimin e kesaj force nga Berisha se bashku me suiten e tij te vjeter. Por te perkrahesh kthimin e Lulush Gjumashit, te tradhetarit te klases se vete me mbiemri Beu dhe aq me teper te fluturakut Bejko qe nuk di cfare flet dhe se kupton se ku ndodhet eshte marezi e madhe. Si simpatizan i kesaj force jam qe te filloj analiza dhe zgjedhja nga baza.

                              1. A
                                Amaro

                                Prandaj dhe keni mbetur si çapaçulë, se ju nuk keni vizion, ju jeni ca injorantë militantisë që gonarin berishë, e bëni atin shpirtëror. Me betishën e metën, vetëm çeta vrasësish mund të prodhoni. Flutur, jetëgjasia e insektit që ti ke emrin, pak rron por ka vlerën se si ajo delikatesë, i bën lulet të duken bukur. Ju e shëmtoni kur mendimet tuaja, tregojnë se sa qesharake je në formim.

                                1. s
                                  specialisti

                                  Znj.Flutura Kthimi i z.Basha ne krye te PD e shkaterron perfundimisht PD. Sa morren vesh se do kandidoje Basha per kryetar, filloi sherri tek grupi parlamentar e kryesia e PD zyrtare. Ferdinand Xhaferri , publikisht ka kerkuar qe edhe z.Berisha te iki. Nuk je vetem ti por ka edhe burra.

                                  1. p
                                    pinokio

                                    z.Açka,me vonesë si përçart,po na çan shumë kaçka. Kaçka=arra, korçarçe

                                    1. H
                                      Hasoni

                                      Ke recituar tribunave te botes znj. Flutura?! Mos me kete narcizisem primitiv! Duhet te dish se ka edhe njerez shume te informuar dhe profesionist qe i hedhin nje sy shtypit !

                                      Lini një Përgjigje