
Në episodin e dhjetë, podcasti i moderuar nga kryeministri Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar katër të rinj nga vende të ndryshme të votës të cilët kishin ardhur në Tiranë ku dhe punojnë.
Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.
Shefi i qeverisë gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë.
Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.
“Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi.
Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen.
Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, ka thënë ai.
Gjithashtu Rama në këtë episod është shprehur se numri i atyre që rikthehen është më i ulët në krahasim me ato që ikin, por rikthimi i tyre është i sigurtë dhe janë të bindur për vendimin.
Sipas, dilerantit dhe "deranged psycho" Rama, te rinjte dhe shqiptaret largohen per te pare "nje jete ndryshe".....lol
Na ka çare ate qe s'thuhet ky kllouni qe paguhet per te bere kryeministrin
Kush eshte larguar nga shqiperia gjithmone eshte kthyer sepse eshte ndjere me mire ne vendin e tyre
Bravo kesaj shqiptareje qe ka lene gjermanine per tu kthyer ne shqiperi dhe duke nisur nje biznes ketu
Kush rikthehet ne shqiperi ben zgjedhjen e duhur. Nuk ka si vendi jone ku vitet e fundit eshte kthyer nje nga destinacionet e preferuara te shume turisteve
Mendoj se ai qe do te ike tashme nga shqiperia do te ike te provoje veten jo se ska te ardhme ketu tek ne
sa gje e mire kur te huajit zgjedhin shqiperine per te jetuar
me zhvillimet qe ka mare shqiperia kohet e fundit sigurisht qe te huajit do e zgjedhin si vend per te jetuar
Shqiperia ka ndryshuar shume fale punes suaj te palodhur,emigrantet po rikthehen ne vendin e tyre
Kushdo e ka kuptuar se sa shume eshte zhvilluar Shqiperia ,vazhdoni me keto episode
Edhe Americanet shkojn jetojn ne Mexico or somewhere else, por kryeministrat e ketyre vendeve smeren me keto gjera or podcast made in banana republic. Just saying