12 ambasadorët e rinj, opozita e pakënaqur me listën e qeverisë, e quan mediokre

9 Qershor 2023, 18:09Politika TEMA

12 ambasadorët e rinj, opozita e pakënaqur me listën e

Tre ish-deputetë socialistë, anëtarë të qeverisë Rama, pedagogë dhe diplomatë janë 12 propozimet e Ministrisë së Jashtme për Kuvendin, me qëllim përfaqësimin e vendit si ambasadorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe deri në SHBA.

Listën e qeverisë shqiptare, deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit e kanë cilësuar si modeste e mediokre, me individë që vijnë jashtë sistemit diplomatik

“Ajo çfarë po ndodh me diplomacinë shqiptare është skandaloze, është kthyer në një kënetë me ambasadorë që qëndrojnë 10 vite”, tha Tritan Shehu.

“Në kohën e Zogut në SHBA shkonte Fan Noli, e me radhë emrat e tjerë, ndërsa lista sot është mediokre”, shtoi Gjekmarkaj.

Në dëgjesat me 4 kandidatët e parë në Komisionin e Jashtëm, emri i ish-deputetit socialist Ervin Bushati për të shërbyer si ambasador i Shqipërisë në SHBA u kundërshtua nga demokrati Tomorr Alizoti.

“Unë politikisht e kundërshtoj që Ervin Bushati, një ish-deputet socialist, të jetë përfaqësuesi i yni në SHBA”.

Një tjetër të larguar nga jeta aktive e PS, ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, mori lëvdata nga familja e saj politike për kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa demokratët ironizuan duke i propozuar një alternativë tjetër.

“Më mirë rri në Shqipëri se të shkosh në Gjenevë, se këtu ka problem të mëdha për të drejtat e njeriut”, u shpreh Alizoti.

Teksa mazhoranca mbrojti kandidaturat e sjella nga qeveria, opozita mendon se edhe profili i Zhaklina Petos, si ambasadore në Malin e Zi nuk është i duhuri. Pas këtyre dëgjesave, propozimet i kalojnë për dekretim presidentit të Republikës, shoqëruar me një raport të Komisionit të Jashtëm.    

5 Komente

  1. A
    AX

    Po motra injorante e Sandrit, apo ate e do edhe opozita edhe maxhoranca! Turp!!! https://www.gazetatema.net/2015/02/07/sandri-ngre-shtab-kunder-emerimit-te-visarit-ne-vatikan

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Nuk ka diskutim qe Opozita nuk eshte e kenaqur. Por kete rradhe e ka Qeveria kompetencen per te zgjedhur, ........ Kur te vije opozita ne pushtet, le te filloje perseri me Mal Berishen, vajzen e Topallit, cunin e Gaqo Neshos, ate shoqen e Argites qe e beri Saliu Zv. Ministre e Jashtme kur e refuzoi Amerika si fondamentaliste, ... Per momentin, le te emerohen ata qe dine te punojne.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati i shqupit

        Alizoti nje gjak farmakusur ,nip ballistesh ,po kush te pjerdh ty mor gamor ,komunistet te shkerdhyen familjarisht e sot rri mbas komunistit Non Grata kriminel Sali Berisha

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati 12

          Qeveria ka bere nje gabim trashanik qe nuk ka marr mendimin e Alizotit per ambasadoret e propozuar , se ai eshte njohes i mire i marredhenieve nderkombetare . A koqe kandari , po te jete per ty Muli dhe Albana Vokshi do ishin diplomate te zot , se Paloka jo , ka nje difekt teknik

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari jo dicidal

            Une jam me opoziten. Asnje nga kandidatet per ambasador ,sidomos po qene te PS-se nuk duhet te shkoi si perfaquese i Shqiperise ne vendet perndimore. Per mua duhet te shkopjne ambasador keta pewrsona qe te nderojne Shqiperine. 1- Flamur Noka. 2. Edi Paloka. 3. Tritan Shehu. 4. Albana Vokshi. 5 Edmond Spaho........ Te tjeret t'i gjeje kush te doi. O me falini!? 6. Nard Noka dhe 7. Baci i Fjerit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje