Flutura Açka: Nëse s'largohet Berisha, rrezikojmë zgjedhjet e 2025.Tabaku mori vendim emocional

9 Qershor 2023, 15:30Politika TEMA

Flutura Açka: Nëse s'largohet Berisha, rrezikojmë

Deputetja e PD, Flutura Açka, tha se mbledhjen me dyer të mbyllura të PD, votoi pro për nisjen e një procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri në 29 korrik, por jo për Bashën.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me Ola Brukon, ajo tha se do të dëshironte që PD të vinte një figurë e re politike.

“Unë nuk kam votuar pro Bashës, por pro hapjes së procesit për hapjen e garës për kryetar. Unë kam transmetuar sugjerimet e bazës në Elbasan. Me hapjen e procesit, nuk do të thotë që po i hapet rruga Bashës. Ne jemi të përçarë, të mpirë dhe drejtimin e kësaj lufte e ka nisur Berisha duke na përçmuar. Ky pozicion i joni i brishtë ka qenë arsyeja se përse kam dashur që të hapet një proces për zgjedhjes së kreut të ri. Ky është moment historik për t’u ndarë nga e shkuara. Unë kam dëshirë të shoh në garë talente të reja politike, intelektualë, njerëz që kanë misione, PD duhet të hapet. Basha të fitojë në mënyrë të ndershme. Nëse ky proces do të manipulohet, do denoncoj dhe do distancohem publikisht”, tha ajo.

Ndërkohë lidhur me tensionet ndodhur jashtë PD pas mbledhjes, ajo tha se nuk ka qenë e pranishme dhe se nuk ka parë se çfarë ka ndodhur. Sa i takon dorëheqjes së Tabakut si nënkryetare e PD, ajo tha se mendon se ishte emocionale, duke shtuar se do të dëshironte që kjo e fundit të garonte në 29 korrik.

“Në mbledhje, brenda ka qenë një debat konstruktiv, çfarë ka ndodhur jashtë nuk kam qenë e pranishme dhe nuk e di. Mbrëmë kam mësuar që edhe zonja Tabaku është fyer, ndërsa sot më tha që nuk ka ndodhur. Dorëheqja e Tabakut ishte besoj emocionale, por kjo nuk ka rëndësi. Nëse Tabaku hynë në garë për kryetare, unë do jem e para që do ta votoj”, u shpreh Açka.

“Nëse Berisha nuk largohet deri në shtator, mund të rrezikojmë zgjedhjet e 2025”, tha ajo më tej.

8 Komente

  1. .
    ..

    o Idiote femer por Berisha nuk ben pjese ne grupin tuaj, perse kerkoni largimin e tij jo se me plas trapi shume por thjesht per kulture. Dilni vete si vulehumbur ne zgjedhje dhe sdo merrni vota as sa Arlind shurdhi a qorri

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Z.Acka ! Shtyjeni si e kini shtyre deri tani dhe prisni 2025 kur Saliu te na lere shendetin .Nje epidemi boterore do te godasi te gjithe pleqte qe merren me politke . Vetem athere ju do te shpresoni per nje ringjallje te se Djathtes shqiptare . Ndoshta dhe ju Acka ,do ti largoheni politkes, sic u largua dhe bukuroshja simpatike e Pd Grida Dumka . E kinin pare se cfare ndryshimi ka peruar Grida! Vetem garderoba qe i ka vene ne dispozicjon Top Chanel kushton mirja euro per veshjet e saja dhe lukun. Dualen thenjet e te parve. Mashkullit jepi nje kapele dhe pistolet te timerohet. Ndersa per gruan thone .Jepi nje gje te bukur te veshi dhe e ke ne dore .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Didi

        Respekt per shkrimtaren Flutra Acka , demokrate dinjitoze. Zonja Flutra te lutem mundohuni te shkundni tru shplaret e Saliut.....do te keni mbeshtetjen e nderkombetareve dhe te demokrateve te sinqerte dhe te paster nga mbeturinat e berishizmit dhe te edverizmit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evisa

          Zonja Açka, PD ka nevojë për një ndarje të qartë ideologjike, jo pragmatike. PD duhet të bëjë të qartë për publikun se kujt i përket ideologjikisht, lindjes apo perëndimit. Është për këtë arsye që ajo e ka të domosdoshme ndarjen, për të përcaktuar çdo pjesë e saj përkatësinë ideologjike. Pragmatizmi i skajshëm berishjan i cili është i gatshëm që të bashkëpunojë edhe me djallin (Metaj, Dajti e kompani) nuk të çon askund, ai shërben vetëm për të relativizuar dështimet skandaloze të Edi Ramës, duke i njësuar ato me vjedhjet dhe abuzimet e Berishës dhe Metajt. Vetëm përpjekja për të ruajtur përkatësinë perëndimore të Partisë dhe sidomos lufta kundër deformimeve skandaloze të qëllimit përse vihet në pushtet kanë për të qënë çelësi i suksesit.

          Përgjigjjuni
          1. 0
            001

            Tabakun e kane emocionuar me kohe TROPOJANET o e nderuar Flutura ....!!!@

            Përgjigjjuni
            1. 0
              001

              Tabakja eshte emocionuar heret nga Tropjanet e Saliut , mos prit ti zbresin me emoconet Tropojse....!!!@

              Përgjigjjuni
              1. 0
                001

                Tabakja Motrat Bregu

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Zgjidhja me e mire per PD eshte te mbyllet si parti dhe logon ta varrose me ceremoni.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje