Berisha, paranoja me Ilir Rusmalin: U shkarkua për korrupsion. Ish-zv.kryeministri nuk i firmosi Gërdecin!

9 Qershor 2023, 13:48Politika TEMA

Berisha, paranoja me Ilir Rusmalin: U shkarkua për korrupsion.

Sali i Berisha ka sulmuar sërish sot anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmalin duke thënë duke thënë se ai është kriminel elektoral.

Në një deklaratë për mediat ai tha se në lidhje me votat Rusmali ka bërë një shkelje flagrante të ligjit, pasi sipas tij ai ka inat që u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe ministër i drejtesisë për shkak të korrupsionit.

“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral.
Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. 

Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar”- tha ai.

Berisha mashtron totalisht, pasi Ilir Rusmali ka dhënë dorëheqjen për ceshtje etike, pasi i vellai i tij u akuzua nga nje rival politik brenda PD-së. Por Rusmali urrehet nga Sali Berisha dhe familja e tij pasi nuk ka lejuar qe punishtja e Gërdecit të miratohet me vendim qeverie. Per këtë po, e shkarkoi Berisha nga posti i zv.kryeministrit

TemA

12 Komente

  1. R
    Rrofte GERDECI LEXHENDA dhe ZAGARET me popullin De

    Per ZAGARET qe lehin kur ti pellet. Je fatkeqesi KOMBETARE or Perbindeshi I Mutit. ..Viçidoli nuk ka faj. Ti duhesh djegur

    1. k
      k

      Fajin e kanë gazetat që flasin mbi një të lajthitur.

    2. A
      Avniu

      Kjo krijese e peshtire, bastarde, si nuk i lodhet shpirti duke nxjerre vetem genjeshtra dhe poshtersi, vrrer nga goja. Nuk la njeri pa pergojuar dhe poshteruar, cfare pi ky zagar qe ka gjithe kete energji kaq negative. Nuk besoj te gjendet nje i dyte ne bote me shpirt kaq te zi!

      1. R
        RAIFI

        Faktet nga "katakombate Viçidolit" dhe gojet e liga flasin çashtu per zotni Ilir Rusmajlin: Ne rini ka kone i mrekullum na figura "poliedrike, shtetformuese, humane, filantrope, paqesore deri ne vetmohim" e perbindshit Sahale. Masanaj, kur u "poq" diçka, filloj ta shofi me dyshim çat burre. (Sahalene) Kur kaloi fazene pjekjes se plote, (ishte koha kur o kon minister drejtesie ene zavendes i padishahut Sahale) ne rrug i dul para Xeni me Argiten. Mir qi i dulen para, por i dhine n kup t çorbes tuj i kerku t firmoste letra me rrezik t larte. Zotni Iliri (tash o koha qy o i pjekun bajagi mire) sun u a firmosi çato letra bakalli, jo vetem qy si firmosi, por ene i grisi ene i hudhi n kosh. Miku i shpis Xenit dhe Argits, Sali Lusha, kur msoj se ky i kish pre n bes evlatrit e naltmadhnis mejhere thirri shokt e vet qy per hater t Zotit duhet me pranu qy jane djelm ma t mir n dynja, do karaduza na Tropoja, Kuksi, ene pi Dibre e Mati, ene u the çashtu e çashtu ka ba Rusmajli. Kta meihere gjeten ni tregtar qy shiste mish t bardhe ene ky u "anku" te zotni Adriatik Dhallti tyj i tregu se vllau i zotni Ilir Rusfusha i ka ba presjon qy ta ulte çmimin e mishit t bardhe. Kaq u desh dhe padishahu, me ate "drejtsi" qy per te ka kon si FILL I KUQ, e shkarkj n ven zotin Rusfusha. Ene çashtu, hoj hoj, zotni Sahaleja o n drejt t vet e ju t jert mos llapn ma.

        1. b
          ben

          S'e kuptoj si akoma merreni me Sali Berishen.Media ne Shqiperi eshte e cmendur si Sala,se nuk ka kuptim qe te merret non stop me kete idiot.Akoma nuk e keni kuptuar qe mbas marrjes non grates,ky eshte i vdekur politikisht? Ky vetem flet kot,dhe media i shkon mbrapa,marrja me kete eshte vetem harxhim energjish,cmendje dhe ofendim intelekti

          1. H
            Hekri

            Ene Sala qe nuk rren kurr paska prit 15 vjet me ba tregu tverteten Hyyy kërma qe bredh rrugve e qelbi dynjan

            1. Q
              Qipi Dhasi

              Eh mo Sal hunderroçka....te kam thene ta shkerdhesh mire ate popull...

              1. S
                Stefan

                Po kjo qe ben Saliu nuk quhet presion ndaj institucioneve Rusmajli do bej gabim nese ndryshon qendrim nga presioni Saliut Se po i ben hapur presion Viçidoli qe te votoj per te e qe tfitoj Saliu zgjedhjet

                1. D
                  Dardan

                  Ilir Rusmali duhet te zevendesoje Celibashin dhe Perbindeshi i Vicidolit, djali dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha te pesoje atak kardiak! .

                  1. D
                    Drejtesia e munguar

                    Rusmali qe refuzoi se nuk e pa veten si pjese te Gerdecit nderkohe qe i kishte thene Saliut po per gjthcka. A nuk eshte Rusmaili qe firmosi deklaraten e PE per shtepine e verdhe me urdher te Berishes??? Gazetat shqiptare jane dridhe Like me lesh fabrike.

                    1. S
                      Spathara

                      A mundet me e pas nji vorr te hapun n'mes t'shpise ? Pra ky asht Berisha, nji vorr i hapun n'mes t'Shqipnis, qi po qelb eret gjithkand. Ka ardh koha me i hjedh dy lopata dheut me e mbyll ket' kolere.

                      1. H
                        Hekuran

                        E keni degjuar kur thot: ta them un tyeee Sapo e fillon kështu aq her esht duke rrejt si derr plak. Dhe te mendosh qe e fillon gjithmone njisoj: ta them un tye ???????? Llogariteni vet sa plak i sinqert esht

                        Lini një Përgjigje