Leja problematike e Dakos, Minxhozi: Viti 2011 prodhoi edhe 4 të vrarë në karrierën e dy ‘reformatorëve’ të së djathtës

8 Qershor 2023, 23:02Politika TEMA

Leja problematike e Dakos, Minxhozi: Viti 2011 prodhoi edhe 4 të vrarë

Për analistin Skënder Minxhozi, arrestimi i Vangjush Dakos përveç të tjerave tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë. Ai solli në vëmendje faktin se teksa Dako akuzohet për një leje ndërtimi të vitit 2011, po atë vit dy personave që pretendojnë të marrin drejtimin e PD iu vranë katër qytetarë në bulevard.

Në ‘Real Story’ Minxhozi u shpreh se nuk ishte nevoja që Vangjush Dako apo të tjerë të trajtoheshin me një lloj teatri me 40 kamera. Kjo pasi në fund rezultoi që ish-kryebashkiaku ishte dorëzuar vetë dhe nuk u arratis.

“Nese e marrim si proces arrestimin e Dakos, ka nisur nje lekundje e mitit te paprekshmerise. Jemi ende ne fillime. Nuk paragjykoj te hetohet Dako, por renia e mitit vjen edhe nga nje klime, ku sot ka me shume fjale se sa vepra, por drejtohemi drejt nje stine ku do kete disa procese te nxehta. Viti 2011 prodhoi jo vetem lejen e ndertimit te ‘fajshme’ te Dakos, por edhe dy karriera te dy personave kur ne 21 janar vriteshin njerez dhe sot po punojne per reformimin e se djathtes.

Trajtimi i Dakos, standard i dyfishte. Jemi ne kushtet e nje diskriminimi pozitiv qe favorizon opoziten. Entuziazmi i fshehte vjen nga nje faktor i trete qe ka te beje me fenomenin e pandeshkueshmerise.

Dako merr shpresen qe po shuhet te nje opinioni publik, me SPAK kishte te tjera pritshmeri, e sot po kthehet ne zhgenjim. Dako si shume te tjere me lart se ai, duhet te ishte trajtuar ne nje forme tjeter dhe jo me kete lloj teatri me 40 kamera. Dhe ne fund doli qe eshte dorezuar vete nuk ka ikur” – tha Skënder Minxhozi për Real Story.

2 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Mire e bejne.... kur nuk doli dikush, t'ua japé aty ku e meritojne, per te gjitha te zezat qe i kane bere ketij populli ne 32 vite!Ka hajvane qe edhe i votojne akoma keta BASTARDE!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari jo dicidal

      Une zotin Dako e njohe si fytyre nepermjet ekranit. Duke lexuar dhe degjuar se Dako qenkerka arrestuar per aresye se ne vitin 2011 ka lejuar ndertimin e nje pallati ,i cili paska shtuar disa kate pa leje dhe ky se paska pare.... mendoj se drejtesia ka bere gabim qe nuk ka arrestuar te gjithe ish- kryebashkiaket. Ne cilin qytet nuk ka ndertime katesh pa leje ? Ky arrestim eshte i njejte si arrestimi i nje plake 79 vjecarte se i ishte gjetur nje fije kanabis tek kasollja e lopes. Plaka e shkret nuk i dinte emrin e jo ta mbillte,por u arrestua me buje,kurse pronaret e parcelave shetisnin e shetisin te lire. Te arrestosh dakon e te lesh te lire pronarin e ndertimit te pallatit,i cili ka shkelur ligjin, te lesh te lire vrasesit e gerdecit, 21 janarit , te lejosh te vije perswri ne pushtet nje njeri si Sali Berisha ,te cilit i iku shteti nga duarte me 1997 dhe iu vrane 3000 te rinje , ku lulezoi korrupsioni, trafiku njerezor... eshte e tmerrshme. Nuk e di se si flet kjo drejtesi. te lumte Minxhozi per analizen qe ben !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje