Nga Ylli Pata
Ka një tregim shumë interesant me rastin “Dako” në panelet televizive dhe opinionin publik. Një narracion që ne e kemi parë gjithë këto vite, alla jakobin, kur gazetaret “avokate” me licensë bëhen prokurore. “Shpërdorim detyre”? Jooo, duhej të ishte hetuar për dosjen 339, thonë ata. Po mirë si ka mundësi që për të gjitha këto akuza nuk pati një denoncim publik, apo penal në SPAK, kur u konstitua, dhe t’i dorëzoheshin disqet e vjedhura në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që më pas ju dhanë edhe mjaft mediave në vend dhe Europë? Siç kanë bërë disa reporter sot për ministra, ish-ministra apo ish-kryeministra e presidentë?
E gjithë ky zulm xhusticialist i jakobinëve tanë të opozitës, është krejt i njëanshëm, pasi ata, sapo hapet një gjë për Sali Berishën apo Ilir Metën për shembull por edhe për të tjerë, jo vetëm që nuk e thonë, por nuk i japin hapësirë, edhe kur është lajm ndërkombëtar.
Logjika e tyre për të bërë prokurorin nuk është e re. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2017, kur Lulzim Basha, i kërkoi Adriatik Llallës që të arrestojë Saimir Tahirin. Dhe pas deklaratës së Bashës, Llalla, kryeprokurori i atëhershëm i Republikës, firmosi urdhërarrestin dhe e dërgoi në Kuvend, duke e akuzuar një ish-ministër të Brendshëm si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Një akuzë që nuk kishte jo bazë e fakte, po as logjikë. Dihet si përfundoi procesi, ish-ministri u përballë dhe u dënua me një akuzë për shpërdorim detyre.
Logjika e akuzës maksimale për të marrë një dënim optimal konsiderohet nga çdo student nomal juridiku një flluskë sapuni. Antonio di Pietro në vitin 1992 në Milano, kur nisi të famshmin operacion “Mani Pulite”, arrestimet e para i firmosi për “falso in bilancio”, pra për gabim në pagimin e taksave, por që gjatë hetimeve zbuloi korrupsionin ose jo. Pasi një arrestim nuk mund të nisë pa prova.
E këto jakobinët tanë, që ndoshta kanë arsye për të përcjellë një frustrim publik për pasuritë marramendëse të politikanëve, përse bëjnë sikur nuk shikojnë kur ka ndonjë denoncim për Berishën e për Metën, për vilat e e tyre në Lalëz.
Si ka mundësi që këta jakobinë nuk kanë marrë asnjëherë në emision Zamira Durdën, apo nuk e kanë qasur Dritan Priftin, përveç Sokol Ballës. Se kanë marrë edhe Zaganin apo personazhe të tjera që janë komodë pasi kanë marrë azil, por kurrë nuk i kanë dhënë hapësirë as denoncuesve të Berishës së Metës as viktimave të tyre. E këta quhen jakobinë?
Ky vend me emrin shqiperi nuk mund te beje shtet as sot as 100 vjet!Nga eksperienca qe kemi si popull dhe duke njohur te kaluaren tone nder shekuj jemi te bindur qe ky popull as ka qene i afte te beje shtet as do jete i afte te beje nje gje te tille qofte edhe me shume se 100 vjet!Babezine qe kane pershkruar ne shkrimet e tyre te medhenjte Fishta,Ali Asllani etj jane aktuale edhe sot.
Perversiteti shqiptar për të ngritur në pushtet vetëm kriminelë dhe ndyrësira bastarde, duhet të jetë një mallkin gjenetik,sepse eshte i papranueshëm si propabilitet matematik. Popujt e prapambetur ndjehen të plotesuar kur qeverisen nga despotë mizorë.
Sapa! Mos keshtu! Shqiptaret jane popull fisnik! Krenar we jam shqiptar! Vetem kaq Shqiperia sot eshte ne kufinjte e saj e rrretjuar nga shqiptar dhe zonal shqiptare! Qafirii mjeruar I Vicidilit eshte ne mete moment negativ. Ai duhet te de atoj per dokumentine CIA- s para dy javesh!
Shqiperia inekzistente.
Nuk ua mba prokuroreve te SPAK. Po u hap kutia e tyre qelb boten mbare. Nje gje eshte apsolute se kur kane qene ne pushtet keta qe thote gazetari cdo gje e kane bere 1000 here me keq dhe vazhdojne te hedhin hi syve per te ruajtur veten...
Shoku Yildis Palla .. më fal Pata. Jakobian eshte një transformim matematikor që përfshin derivate të pjesshme në kurset e llogaritjes vektoriale të kolegjit. Per kete e kishe fjalën o mushqeta artizanale e Ymër Gël Bazes?
Bravo i thone gomarit kur del nga balta,por dhe ti e meriton pasi krrimba si ty dalin vetem nga gropat septike
Sapa jam dakort me shkrimin tend dhe nuk i heq asnje presje. Jemi popull rrugac, se nuk ka si te shpjegohet qe vetem plehra na qeverisin.
Çfar do te presësh nga larot e Salehut.U ka dhene shume para krimineli dhe e kane detyrim te bejne ate rol qe na Ylli Rakipi,Fevzua,Buthati,Sonila silekoni,Eni Vasili,Zheji,dhe larot qe ftojne si aznaliste.
O i nderuar Ylli! Po, sa ka te tille “jakobine” ne Prishtine dhe gjithandej Shqipoerise se coptuar, qe i mbyllin syte dhe gojen para krimineleve ordinere “shqiptare”, UDBASHE E KOSISTE, “shqiptare” e “patriote” te njohur si Berisha e Meta!!!... DRENICA E KUQE