Përçarja e PD-së, Flutura Açka: Bashkimi me një kusht, Berisha nuk mund të jetë pjesë e procesit

8 Qershor 2023, 14:56Politika TEMA

Përçarja e PD-së, Flutura Açka: Bashkimi me një

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe tensionet e fundit në mbledhjen e Kryesisë.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, deputetja e quajti veprim të nxituar largimin e grupit parlamentar nga mbledhja e Kryesisë.  

Ajo thekson se diskutimi ishte se kur dhe si do ishte mënyra se di do mbaheshin zgjedhjet, por tashmë është e qartë që pas zgjedhjeve ka ardhur koha që të zgjidhet një drejtues i ri.

“Nuk ka qenë aq dramatike sa u përshkrua. Demokratë janë të nervozuar, nuk i ftoi njeri për të ardhur atje, një farë nervozizmi u shtua, jo vetëm për humbjet, por edhe prej deklaratës së nxituar nga deklarata e grupit. Nxitimi për mbledhjen e kryetarëve e shkaktoi këtë frymë moskuptimi. Një lloj nervozizmi se sa një gjë e qëllimtë për të fyer deputetë.

Nuk pati konflikt nëse do hymë në zgjedhje apo jo. Po flasim për opozitë të shpërndarë, nuk e dimë ku i kemi demokratë, jemi bërë dy palë, tre palë. Që ne duhet të kalojmë në zgjedhje, që ne e kemi zgjatur kjo dihet botërisht. Çështja qendrore ishte fakti se kur duhej ta bënim, nga baza në krye, apo nga kreu në bazë. Sa do donte ky procesi ristrukturimit të PD-së.

Ishim në momentet e fundit për të gjetur këtë konsensus. Një nga kreu i grupit parlamentar kishte një mërzitje që s’po dëgjohej dhe më pas pasoi edhe largimi i një grup tjetër deputetësh. Nuk kishte arsye të largohej ajo pjesë e grupit parlamentar.

Secili jepte mendimin e tij. Këtë moment të ikjes së tyre, krijoi këtë lloj zhbalance të mbledhjes. Por që kjo duhet të kalojmë në zgjedhje kjo është një gjë që mund ta vërë në diskutim askush. A duhet ta bëjmë në shtator, dhjetor kjo është një gjë që duhet diskutuar”, tha Açka për Report Tv.


E pyetur nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën nëse ia rikandidon për drejtimin e PD-së, Açka tha se figura qendrore që e kanë drejtuar PD vitet e fundit dhe intelektualë duhet të futen në garë.

“Nuk e di ca do ndodhë, kam shkuar në mbledhje me detyrimin e procesit. Flas për figura qendrore që e kanë drejtuar PD vitet e fundit dhe dikush i aftë, një intelektual, të vijë të garojë të fitojë më i miri. Nëse do të jetë procesi i pastër do votoj më 31 korrik. Unë s’kam votuar ende për Bashën, kam votuar për hapjen e procesit”, vijoi ajo.


Ndërkohë, sa i takon bashkimit të PD-së, Açka tha se kanë një kusht të panegociueshëm, që Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ka gjithmonë ca koka, njerëzit kanë dëshiron fuqinë dhe mendjen rrugët për të komunikuar. Në 8 janar mund të kishim edhe viktima, nuk është aq e lehtë të ulesh. Ne do ulemi në kushte të barabarta. Ne kemi qenë në kushte inferiore.

Ka një kusht i panegociueshëm, Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi, kurrsesi të jetë ai lidershipi i kësaj gjëje”, tha Açka.



6 Komente

  1. V
    Visi

    Me duket se ikyt femen do e çojne per gjah anej ka Shmili apo Grabova.

    1. k
      koli

      Shikoni kush media i mbeshtet , cilet gazetare i mbeshtesin qe te kuptoni monstrat e Bashes si puna e kesaj kafshes.

      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        Kjo eshte kafshe e nxjere nga zgafella e sali kriminelit,po ti KOLI akoma je ne kafazin e shpellarit komunist sali.Ju po ja kaloni edhe enveristave se nga ppsh keni dale

      2. T
        T

        Bravo acka je me fort se kta kurvat e pd qe rin si mut .grua trime dhe e vetmia qe ja thua ne sy kti malokut te peshtire dhe krimineli te paskrupullt.m8s degjo kta kurvat e tjera qe skan byth per asgje .bravo

        1. B
          Benet Beci asistent I Tomes ne bashkine e Shkodres

          Po kjo Açka per cfare flet ? Partine e alibytheaçkave e mundi edhe Lajla Pernaska. Cfare p...e semes vendos kushte kjo debile e gomarosur ?! Ne bashkohemi po mos jete ai..me kusht qe votat e tij ti marre Acka !!!! Mos! IQ = -0.00001. Njeqelizore qe shumohet me peshtyme! Antikuar fosilizuar ne mukoze qyrresh prehistorike. Mandatin e deputetes vere ne kornize dhe vare perballe wc-se. Qe te lirohesh... Negative neuronesh !

          1. k
            k

            Akoma Nuk e kanë kuptuar këta derra se non grata nuk latgohet gjallë edhe sikur të zhduket gjithë shqipëria Jo me partia.

            Lini një Përgjigje