VOA: Nisma e Edi Ramës për Asociacionin pritet me qëndrime të ndara në Kosovë

8 Qershor 2023, 18:50Politika TEMA

VOA: Nisma e Edi Ramës për Asociacionin pritet me qëndrime

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka komentuar nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për hartimin e një projekt-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila u prit me qëndrime të ndara të partive opozitare në vend.

Një pjesë e opozitës e vlerësoi nismën e zotit e Rama, ndërsa pjesa tjetër tha se hartimi i projektit i takon vetëm qeverisë së Kosovës.

Ndonëse qeveria ende nuk ka bërë ndonjë koment, shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari – Lila, tha se çfarëdo veprimi në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të kalojë së pari në Kosovë para se të shkojë në duart e komunitetit ndërkombëtar.

“Ai dokument është për Kosovën dhe para se të shkoj atje duhet të jetë i Kosovës, me Kosovën, për qytetarët e Kosovës. Prandaj nuk kam tjetër çfarë të shtoj, nëse dikush e merr ose ndjehet që e ka patronatin mbi një proces që nuk e ka dhe shtyn përpara diçka të tillë”, tha ajo.

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se propozimi i kryeministrit Rama, është hap i drejtë dhe i duhur që i shërben qëllimit të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e saj.

“Mendoj se kryeministri Rama ka të drejtë dhe ka mundësi që ta bëjë një propozim të tillë se si të tejkalohet gjendja në veri të vendit dhe nëse ka të drejtë një fondacion gjerman si Friedricj Ebert Stiftung apo institucione të tjera që të dalin me propozime siç kanë bërë gjatë viteve të fundit, atëherë është shumë legjitime edhe qasja e kryeministrit Rama që të jep një ide”, tha zoti Hoxhaj.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në një reagim në rrjete sociale tha se vetëm qeveria e Kosovës është përgjegjëse për të hartuar projektin e statutit të asociacionit.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri tha se një nismë e tillë tregon për shkallë shumë të ultë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

“Ne si Aleancë nuk dimë çfarë dokumenti është, rrjedhimisht ky është një dokument konfidencial, një komunikim i kryeministrit Rama me medie rreth një çështjeje që lidhet drejtpërdrejtë me organizimin e brendshëm të Kosovës. Por nuk dimë cili është komunikimi ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian për këtë projekt statut, por ky institucion nuk ju përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës për të konfirmuar nëse ka pranuar këtë dokument dhe për të dhënë vlerësimet e para rreth nismës, deri në përgatitjen e këtij materiali.

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ku palët janë të përfshira për më shumë se një dekadë me synim normalizimin e marrëdhënieve.

Në muajin gusht të vitit 2015 palët u pajtuan për parimet e tij dhe po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Zotimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe u përtëri në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë këtij viti, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

VOA

4 Komente

  1. v
    vilman

    O te trashe a kuptoni qe kjo qeveri e ndyre po ju con ne lufte, po te largohet KFOR ju per 24 ore jeni te mbaruar.

    Përgjigjjuni
    1. s
      specialisti

      Rama ka dhene nje draft, mendim. Po partite politike te Kosoves cfare drafti kane ? A ja kane paraqitur nderkombetareve ? Drafti gjithnje diskutohet e vendoset per ato qe dy palet bien dakort.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Problemi nuk eshte tek drafti, pasi drafte te tilla kane prezantuar shume organizata apo politikane te Europes dhe Amerikes. Problemi ketu eshte se perse Rama ka pregatitur dhe ka dhene nje propozim per stabilizimin e situates ne veri te Kosoves. Eshte injoranca dhe zilia e udheheqesve idjote aktuale te Kosoves, qe i ben ata te reagojne kunder nje propozimi te tille, bile edhe pa e pare, nderkohe kur marrin ne shqyrtim propozime te ngjashme edhe nga fondacione qe si degjon kush ne Europe apo bote. Shkurt e kane bere si puna e asaj nuses qe thoshte: per inat te vjehrres do shkoj te fle me mullixhine. Rama, gjithmone eshte perpjekur qe te ndihmoje Kosoven, por edhe faktorin shqiptar ne vendet fqinje per te perfituar koncesione nga palet e treta. Ishte ai qe uli per here te pare ne nje tavoline partite politike ne Maqedonine e Veriut, te cilat kurre nuk do arrinin qe te merrnin te drejtat qe kane marre po te mos ishin bashkuar dhe te dilnin me nje ze. Kjo eshte pa dyshim merite e Rames. Duke perfaqesuar nje shtet te konsoliduar si Shqiperia, te njohur boterisht edhe si pjese e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, Rama ka mundesine qe te ndikoje ne politiken e nderkombetareve ne raport me Kosoven. Kjo gje kundershtohet nga lideret aktuale kosovare, per xhelozi, pasi jane injorante dhe kokeforte. Sic e kane nisur, do e izolojne Kosoven dhe ato qe kane fituar ne keto vite do i humbasin pak nga pak, gje qe eshte ne favorin e Serbise.

        Përgjigjjuni
      2. U
        Ushtari.

        Me sa kuptoj une kjo eshte nje projek ide qe duhet studiuar nga qeveria e Kosoves.Nuk eshte nje projekt taksative.Nuk ju pelqen mos e merni parasysh.Por nuk mund te thoni se nuk ja te drejte te japi mendime ose te beje propozime.Kapriciot e kryenecesia e disave bien ne kurriz te te tjereve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje