
Deputeti socialist Erion Braçe duke folur për Reformën në Drejtësi në seancën plenare dhe për arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë tha se presioni që vjen nga politika është tepër i madh dhe pengon organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre.
Ai tha se ka politikanë ndaj të cilëve ka numër të madh kallëzimesh dhe shtoi se akuzat e tyre ndaj organeve të drejtësisë janë thjesht ‘paradë’.
“Nga këtu buron kultura e marrëdhënieve me institucionet. Që pas reformës në drejtësi kam vendosur mos të flas këtu për vendimet e gjyqësorit në respekt të institucioneve të drejtësisë.
Me atë reformë u dhamë mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të veprojnë, ndërsa politikanët vetëm të dëgjojnë. Parada e politikanëve të zhytur deri në fyt nuk u bën nder organeve të drejtësisë.
Presioni që vjen nga politika nuk lejon të bëhet drejtësi. Nëse ka pasur një pyetje që mund të ishte pyetje e pamundur por që u bë në komisionin e ligjeve, nëse do vazhdojë kjo këngë patjetër që nuk do ketë drejtësi”- u shpreh Braçe.
Lini një Përgjigje