Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD.
Po ashtu u shpreh se situate në të cilën ndodhet opozita në këto momente nuk bën gjë tjetër vecse i jep fitoren Ramës sërish në 2025.
“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit.
Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar.
Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.
Sula sqaroi se djegia e mandateve në zgjedhjet e 2019 bëri që PS të ndërrojë kodin zgjedhor dhe opozita mbeti pa bashki. Sipas tij, PD nuk do të ishte në këtë gjendje nëse s’do braktiste zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë.
Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.
Hahaha.Sa idiot,kujton se po u bashkuan mund te fitojne zgjedhjet e 2025.Hahaha.Keto,te dy palet e PD-ës,nuk e kuptojne,ose bejne vete si idiote,qe kane vdekur politikisht.Keto jane askush,dhe jane nisur per askund.Flasin kot,mileti s'ja fishkullon fare,vetem media,qe nuk e kuptoj,i ftojne neper studio kot keta te mbarum.
Zoti Dashnor Sula, rrofsh që ja paske bërë të ditur Bashës, ashtu si burrat, ballë për ballë, se me të nuk fitojmë në 2025. Por, nuk më thua, në të njëjtën formë, burrërisht, ashtu ballë për ballë, këtë të vërtetë si dielli, ja ke bërë të ditur edhe Berishës? Sepse je trim me fletë ti, nuk je leckë për të fshirë këpucët Berisha, Basha, e ndonjë tjetër. Sa për Metën bënë mirë të mos e zësh në gojë, pasi mund të jesh i vetmi që nuk e ditke që ai pas zgjedhjeve shikon për të kërcyer andej nga anon "Liria", ( për të cilën ka krijuar Partinë), kështu që nuk mund të bëhet fjalë për fitore me të.
Bravo Dashi, kur edhe nje handikapat mendor si Dashnor Sula e kupton se Basha, Berisha e Meta nuk i con asgjekundi, si ka mundesi qe te tjere demokrate nuk arrijne qe ta kuptojne kaq gje te thjeshte? Duket qe niveli intelektual i PD-istave ka shkuar ne hale. Imagjinoni kur shpresa e tyre ka mbetur ke Basha, nje koker idjoti qe fryhej si gjel kur ishte ne krye te PD-se. Nje injorant qe nuk e kishte haberin as per aritmetiken e thjeshte, pale me te flitej per gjera me te rendesishme. Berisha ka shume me teper entuziazem se sa Lulushka.
Basha ishte i mire se kishte vokacion zeri
Keta jane ritard,i kuptojne gjerat pas pilafit
Pu, pu, pu, sa i shemtuar që është ky gjeli peqinas. Eshtë dhe idiot komplet.
o Gjel ! Po Meta ku hyn tek e djathta !!!!!!!!!!!!
P D para se te bashkohet duhet me pare te shperndahet .Shperndarja do te beje te mundur qe te gjithe te jene te barabarte para statusit te partise. Por ju nuk pranoni te jeni te barabarte para statusit te partise sepse jeni amalgama shtresash shoqerore Bashkimi pa kete apo pa ate bashkimi hajdeni ju tek ne apo te vijme ne tek ju tregon se asnjera pale nuk e do bashkimin .Llafet e shumta jane fukarallek .Jeni me mire keshtu sic jeni .Te perndjekurit vec dhe sigurimsat vec .