
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve në drejtim të tij, pas propozimit të një dite më parë, të draftit për zgjidhjen e krizës në Kosovë.
Rama shprehet se ata që shajnë pa e lexuar atë që përmban ky propozim, kanë frikë mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar që në vitin 1999.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.
Shko more loqe se po e vjedhin shtetin ditën me diell,kurse ti sillesh sikur të ishe W.Churchill dhe merresh me problemet gjeopolitike botërore pa te pyetur njeri. Atë mision e kanë kombet e përparuara dhe shtetet seriozë dhe të fortë.
Po ja haroi të të pyeste ty .
Po shtetin me hizrin e tij po e vjedhin or mik, pse ti kujton se po e vjedhin pa ditur gje ky? Ne rastin me te mire ky i le te vjedhin por nuk merr gje vete, por me e besueshme eshte qe ky i le te vjedhin dhe vete merr pjesen.
Per nje piktor nuk ka lufte kurre por lufta gjithnje eshte je dera...kur te plasi nuk e di ku do shkoje...se te tjeret jane idiote qe armatosen...
Po ne Ukraine si plasi o yll I diplomacise? Ashtu nga hici vjen lufta si Papandyer..
K ari.
Shikoni cfare gazetarie eshte gazetaria jone: Ketu citohet nje thenie e Rames per draft-statutin e tij per Asociasionin ne veriun e Kosoves dhe ky citim jepet nje fillimisht ne ligjerate te drejte dhe pastaj, krejtesisht i njejte, ne ligjerate te zhdrejte. Dhe keshtu shkruhet pothuajse gjithmone.
Luften e kemi fituar por vemjet dhe rricnat nuk i kemi zhdukur akoma
Armiku u mund??!!!! Me sa po shofim eshte krejt e kunderta!! Neperkes po nuk ja shtype koken, nje dite ajo do te kafshoje po e mbajte afer, eshte instikti natyral i saj, pikerisht atehere kur e shef qe nuk leviz, te duket e ngordhur, e po shifet qarte se nuk ishim ne gjendje tja shtypnim koken kur duhej shtypur!! Luftrat, sic po tregon hoha, nuk behen gjithmone vetem me arme, behen edhe me njeres te afte qe punojne per kohe paqe per te fituar luftrat, dhe ne si komb akoma po tregojme qe nuk kemi!! Mund te diskutojme pa fund, Rama, Kurti, filani , fisteku, por realiteti eshte qe, qendrimet e aletatit tone jetesor kane ndryshuar karshi nesh, e per mendimin tim modest, per disa arsye: 1-faktin qe Serbia punoi fort mbi "deterrencen", armatosja e saj nuk paska qene per fqinjet, por duke ja njohur mentalitetin dipllomatik Amerikanit , ishte pikerisht per ata ajo armatosje, puna dipllomatike dhe lobimi i forte i Serbise pas pavarsise se Kosoves, aleanza e pa diskutueshme me Ruset, e ne fund, por jo me pak i rendesishem se pikat e tjera me lart, syleshllkeku gjenetik i shqiptareve si komb krejt i kundert nga Serbet. Tani pyetja te vjen natyrale: ne ç'pozicion ndodhet Serbia sot karshi shqiptareve ne teresi ne tratativa te ndermjetesuara??? ne nje pozicion force pa dyshim!! Eshte mundur armiku?? apsolutisht jo, me i forte se kurre!! Personalisht kam bindjen se jemi viktima te te qenit naiv per natyre, si perhere, dhe kete here , u treguam syleshe patollogjike, miku yne me i mire e me i shtrenjte, na tregoi se kush jemi ne si komb realisht, na i fut deri ne rreze si mik, dhe me e keqja, nuk e besojme akoma, vazhdojme te pyesim veten, se kush realisht na e futi, Albini apo Rama!!!! Me duket se amerikanet, po tregojne ate qe jane per natyre, cinike te pa diskutushem per interesin e tyre. Na kane vene me shpatulla pas muri ne momentin me te veshtire, po na thone qarte qe nuk keni alternativa, "o me mua, o perseri me mua", e merrni ate qe u jap une e mbylleni sqepin,!!! Kurti konsiderihet thjesht nje ferre neper kembe, ashtu si jemi ne, ska se si te duket ndryshe!!! Die pash rastesisht nje video, dy kafshe te egra, dy meshkuj,kishin mberthyer briret e po luftonin me njeri tjetrin aq keq, sa nuk shifnin fare qe nje Gepard po i ndiqe nga shume afer me nje qetesi absolute, rezultati ishte me se i parashikushem, njeri ngate dy te pakten, ishte banketi i tij i gepardit, mu duk fiks syleshe si ne shqiptaret!!
Ahhh i shkreti ti... Jeton në botën tënde 4-D. Kujton se jeta është me aq ngjyra. Përditë dhe më tepër bindem se ky është asgjë më shumë, asgjë më pak. Por një sharlatan politik. Po të kujtoj artist doktrina të njohura mbarë botërore. - paqja nuk është asnjëherë e përhershme por e përkohshme. Bashkimi sovjetik rra para afërsisht 35 vjetësh pak a shumë me kohën e dajo Pilos (aka partia e punës) Ukraina dorëzoi në 1994 me marrëveshjen e Budapestit armët bërthamore diçka me tepër se 300 . Dhe ja sot luftë dhe një e pesta e pushtuar. Si resume. Armiku/miku yt është mundur por po punon përditë për qëllimet e veta madje është armatosur shumë. Tani leri pordhët në penevreket e tua . Por shiko të riformatosh ushtrinë dhe të armatoseni mirë (në kuadër te NATOs ) madje duke llogaritur dhe shtesën rezervë për KS nqs nuk e lejnë ta bëj ajo vetë. (Jo me 4 helikopter qe nuk fluturon asnjë e me 3 dron-hashashi). Hë të keqen e mos n'a bëj si shumë i ditur dhe lere demagogjinë. Me qëllim që kur të vij ajo ditë (uroj mos të vij), të jeni gati. Se Saleh-un e pamë çfarë bëri e shkatërroi të gjithë se ashtu i tha vjehrra....
O Edo, o tironci tem , pashnerin si ke nerve me o more me derrat
Europa pëlqen më shumë Serbinë se Kosovën. Janë më afër kulturalisht. Janë më të zhvilluar ekonomikisht, kanë më shumë lidhje me Serbinë se me Shqipërinë. Shkurt - preferojnë Serbinë pavarësisht përbindëshit që janë. Shqipëria e Kosova të heqin pengesat mes vedit dhe të ecin para pa ju lut Europës për asgjë - as për viza as për pare as për ushtri. Boll më.
Gabim Z,Rama armiku ka qene e vazhdon te jete Imperializmi Amerikan,me gjithe shtetet Borgjezo -Revizioniste,prandaj lufta e saliut likes dhe kurtiçit do vazhdoje derisa Imperializmi amerikan te dorzohet para ketyre burrecave,Rrofte populli I Bashkimit Sovjetik,rrofshin gjith ata burra ne Afrike e ne Ameriken e Jugut e ne Azi qe nuk reshtin se luftuari imperializmin amerikan,Lavdi Marksizem Leninizmit,dhe Sulltanit te Turqise ,me respekt primadona e Kosoves.