Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi tha në një intervistë se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
Duke iu referuar këtu arrestimit të Vangjush Dakos, me këtë argument, Krashi e mbështeti vënien në pranga të tij.
“Është shumë e rëndësishme që forca e ligjit të mos shmangë askënd, kushdo që të jetë. Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke, partia politike apo grupi të cilit i përket dhe pavarësisht nga forca ekonomike. Unë dua të bëj dy paranteza që janë shumë të rëndësishme.
Në radhë të parë prezumimi i pafajësisë për çdokënd derisa të deklarohet fajtor nga gjykata është shumë i rëndësishëm dhe e dyta ajo që është më e rëndësishme për rastin në fjalë, sepse zotëria ka qenë kryebashkiak i Durrësit, i një bashkie shumë të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta e dyta për nga rëndësia pas Tiranës, por e para sa i takon forcës ekonomike dhe pozicionit gjeografik. Në këtë kuptim unë mendoj që drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive,” – u shpreh Krashi.
zoti Krashi Dakort qe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe ...Pooor... me parametrat qe eshte arrestuar Tahiri dhe Dako duhej qe Berisha Arvizuse
Po per parantezen qe kushdo gomar te jete, nuk mund te gjykohet e arrestohet ne mungese vetem e vetem se “prokurorise” i Ka rrjedhur informacion Sado nuk Ka hetim e prova, a ke ndonje gje te na thuash o kokrra e idiotit? Apo per bolshevizem dhe ti se nga ai stan ke ngjare?