Berisha sulmon Bashën: Është peng i Ramës, akoma ka njerëz që mashtrohen e besojnë se është opozitë

10 Qershor 2023, 13:00Politika TEMA

Berisha sulmon Bashën: Është peng i Ramës, akoma ka

Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të ciln tha se është peng i Edi Ramës.

"Një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme. Faktet nuk janë për t’u injoruar, por për t’u pasur parasysh. Lulzim Basha ishte në një proces penal, të cilin nuk ia ngriti Sali Berisha, për ngritjen e të cilit Rama pagoi McGonigalin.

Në të cilin akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Edi Rama e menaxhoi procesin e Lulzim Bashës, e çoi gjer në prag të dënimit mimumi me 6 vite burg për 720 mijë dollarë pa origjinë.

Shërbimet amerikane thonë se janë me origjinë ruse, ai e mohon, por origjinën e vërtetë nuk e ka treguar kurrë. Në këto kushte, Edi Rama ia mbylli dosjen me një prokuror. Ka një prokuror që ka firmosur për mosmbylljen e dosjes. Firma e tij është e mjaftueshme që Edi Rama ta hapë dosjen në çdo kohë.

Ju më thoni se pengu i Edi Ramës, të vazhdojë me skenarin e Edi Ramës. Ajo që po ndodh është skenar i Edi Ramës për të shëmtuar sa më shumë opozitën. Sepse akoma ka njerëz që besojnë se Lulzim Basha është opozitë. Por ai është një peng pa vlerë. Është njëlloj si të më thuash a do bësh garë me Taulant Ballën. Kjo nuk mund të ndodhë",- tha Berisha.

3 Komente

  1. E
    Evisa

    Ti or zotni, garë bënë vetëm me të madhin Zot, me njeri në tokë nuk pranon të bësh garë. Por njerzit nuk janë budallenj, dinë fare mirë se kush është më shumë i shitur tek Rama, ti apo Basha. Se për të qënë të shitur, të dy jeni kokë e këmbë të shitur, ti që kur të rrahu shpatullat për Gërdecin, Basha gjithë këto vite deri me dorëzimin total të pushtetit. Të dy, si ti dhe Basha jeni Ati dhe Biri i poshtërsive, ndaj bëni mirë të qëroheni nga politika.PD i takon shtesës së vuajtur, Alibeajt dhe gjithë të ngjashmëve të tij.

    1. L
      Lugu gjat

      A fare e keqe, fare e ndyre. Dhe kacafytjet mes veti, dhe poshtersite qe i keni bere keti vendi, ja faturoni Edi Rames.

      1. N
        Noci

        Ky e ka tmerr rikthimin e Bashes ,sepse mund t'i marre shumicen e elektoratit.Ata qe kerkuan dareheqjen e Bashes në PD kaluan me Salen.Basha nuk ka patur dhe nuk ka lidhje me Ramen,por eshte njeri i kompromisit per te cilen demokracia ka nevoje dhe qe Berisha se ka patur kurre.Basha ka qene pak a shume i kontrolluar nga amerikanet ,por ne ate parti qenia e Berishes nuk e le te rritet prandaj e ka frikë Bashen

        Lini një Përgjigje