Kreshnik Spahiu: Ambasadori i ri i SHBA do e bëjë Berishën t’i duket lule Yuri Kim

10 Qershor 2023, 16:11Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Ambasadori i ri i SHBA do e bëjë Berishën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania, se brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se ai i Yuri Kim.

Sipas Saphiut, ata liderë opozite që sot akuzojnë Kim si të korruptuar dhe të njëanshme, pas 6 muajsh do të luten që Yuri Kim të kthehet.

“Ambasadori i ri i SHBA do ketë dy misione afatgjatë; e para inkurajimin e lëvizjeve të reja politike në Shqipëri dhe e dyta atë që ka lënë përgjysmë Yuri Kim: çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë peshqve të mëdhenj.

Brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim.

Ata që sot akuzojnë Kim si të korruptuar, si të njëanshme, si paragjykuese, si imorale, pas 6 muajsh ambasadori i ri do iu duket prokuror dhe Yuri Kim do iu duket lule dhe avokate. Liderët e opozitës që akuzojnë sot Yuri Kim do të luten që të kthehet”, tha Spahiu.

 

5 Komente

  1. s
    spata

    Juri Kim eshte e vetmja ambasadore e SH.B.A qe u ka prishur gjumin politkanve e kriminelve te popullit shqiptare . Suksei i punve te saje nuk u kurorezua ,sic e desh populli shqiptare ,per arsyje gjeopolitke . Ne situata te tjera hekurat do tu viheshin politkanve, kriminelave e hajduteve, qe kudo i gjen me shumice .

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Fjala jote ne vesh te zotit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Se do futeshin brenda peshqit e mëdhenj, këtë e premtoi së pari Donald Lu. Iku ai dhe as një cironkë nuk u kap. Epo u tha se duhej bërë reforma dhe pastaj do e shihni. Do vijë ambasadori i ri/e re dhe do bëhet nami. Aha asnjë i tillë nuk ra në rrjetën e drejtësisë. Të mos i hamë hakën Yuri Kim, disa peshq, jo dhe aq të mëdhenj gjithsesi, u kapën, por oreksi i opinionit publik, me të drejtë, është i madh. Do të shohë para drejtësisë jo tamam-tamam ndonjë peshk të madh, por do nja dy-tre peshkaqenë. Tani po na ngrof ca Niki, se këtë do ta bëjë Kostelançik, pra ky ambasadori i rradhës domethënë. Inshallah, do Zoti. Shpresa vdes e fundit!????

        Përgjigjjuni
        1. z
          zenel

          Nik Sorra ka "informacion".

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            O Nik gagaci...shko meso Deutsch se ke 6 vjet aty. Dhe nje kafe e porosit ne Englich

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje