INTERVISTA/ Mero Baze për Nacionale.com: Aleksandër Vuçiqi dhe Albin Kurti po mbajnë- njëri tjetrin. Kurti po mbjell frymën antiamerikane në Kosovë, ndërsa Vuçiq po shpëton prej tij nga skandalet e brendëshme

10 Qershor 2023, 17:05Politika Intervistoi Muhamet Koçi

INTERVISTA/ Mero Baze për Nacionale.com: Aleksandër Vuçiqi dhe

Botuesi i gazetës ''TemA'', Mero Baze është tallur me këshilltarët tiranas të kryeministrit Albin Kurti, duke i krahasuar ata me Sejdo Bajramoviq, që Milosheviqi e mori nga komuniteti rom i Kosovës dhe ja caktoi Kosovës si përfaqësues të Kosovës në Presidencën e Jugosllavisë pas shuarjes së autonomisë më 1990. Sipas tij, ata janë si mbetje toksike, të cilëve duhet gjetur vendi për ta shpëtuar mjedisin nga helmimi.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Baze ka vlerësuar se Kurti i ka gjetur të ngjashmit e tij në Tiranë, ngase ai nuk beson tek njerëzit nga Kosova.

Baze ka dënuar gjuhen e tyre ndaj aleatëve të Kosovës, duke shtuar se çdo mesazh i tyre është mesazh lufte i shtetit të Kosovës ndaj SHBA-së. 

Sipas tij, ata janë si mbetje toksike, të cilëve u duhet gjetur vendi për ta shpëtuar mjedisin nga helmimi.

Në këtë intervistë të gjatë, gazetari i njohur shqiptar ka folur edhe për draftin e kryeministrit Edi Rama për Asociacion.

Ai ka thënë se në këtë rast kryeministri shqiptar ka bërë detyrën e tij, pasi Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë bazohet në aleancën me Perëndimin. Pa alencën me Perëndimin Shqipëria nuk mbron dot as shtetin e saj dhe as Kosovën. Kush e prish këtë alencë është armik I kombit shqiptar.

Duke komentuar kritikat që Rama ka marrë në Kosovë për këtë propozim, Baze ka thënë se këshilltarët e Albin Kurtit ndjehen të tradhtuar pse Edi Rama nuk ka mbështetur marrëzinë e kryeministrit kosovar.

Nacionale: Z. Baze, kryeministri Edi Rama ka treguar se tashmë ka dërguar në Gjermani dhe Francë një draft-statut për formimin e Asociacionit. Si e keni parë këtë veprim të Ramës? 

Baze: Shqipëria ka detyrim shtetëror të jap kontributin e saj për Kosovën në çdo rrethanë dhe në çfarëdo pozite që gjendet ajo, duke respektuar orientimin euroatlantik të Shqipërisë, si korniza më e rëndësishme e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë. Siguria Kombëtare e Shqipërisë bazohet prej vitit 1992 tek orientimi saj euroatlantik, që nënkupton, se ne nuk mund të jemi të sigurt si popull, si shtet por dhe si komb, nëse nuk kemi aleancë me perëndimin. 
Duke respektuar këtë kornizë të Sigurisë Kombëtare, Shqipëria e ka detyrë të ndërhyjë në një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Perëndimit për ta mbajtur Kosovën në shinat euroatlantike. Të njëjtën gjë duhet të bëj dhe Kosova me Shqipërinë. 

Nëse çmendet kryeministri i Shqipërisë dhe i shpall luftë Perëndimit, Kosova duhet të distancohet. Ibrahim Rugova është pat distancuar nga Sali Berisha në vitet 1996 e më pas pikërisht për shkak të konfliktit të Berishës me SHBA dhe Perëndimin në tërësi, për të mos dëmtuar Kosovën. Shqiptarët nuk mund të ndjehen të sigurt po nuk ishin në aleancë me Perëndimin. Shqipëria po ja kujton këtë dhe Kosovës. 

Nacionale: A mund të konsiderohet kjo si një përzierje e Ramës në punët e brendshme të Kosovës? 

Baze: Ky debat nuk do të ekzistonte sikur Edi Rama dhe Albin Kurti të kishin raporte personale të qëndrueshme dhe të sinqerta. Nuk i kanë ndaj dhe shtrohet kjo pyetje. Nuk shtrohej kjo pyetje kur ishte President Hashim Thaçi, fjala vjen. 
Edi Rama nuk po përfshihet në agjendën politike të Albin Kurtit. Nuk po konkurron në zgjedhje në Kosovë, nuk po i propozon reforma fiskale apo partneritete politike brenda Kosovës. Meqë çdo këshillë e tij për Kurtin mund të keqpërdorej në Kosovë, ai thjesht u ka rekomanduar faktorëve ndërkombëtarë qëndrimin e Shqipërisë. Ai qëndrim nuk është as detyrues, as imponues për askënd. Kurti dhe Vuçiq mund ta grisin e ta hedhin në kosh. 

Por para se ta bëjnë këtë duhet të shkruajnë secili nga një draft që ky problem të zgjidhet. Nuk e shkruan asnjëri as tjetri. 

Edi Rama thjesht ka bërë detyrën si përfaqësues i shtetit shqiptar, ka angazhuar ekspertët më të mirë ndërkombëtarë për të bërë një të tillë. 

Interesi i Vuçiqit dhe Albin Kurtit është që ai problem të mbetet i ngrirë dhe të mos zgjidhet derisa të jenë ata në pushtet. Ata duan të qëndrojnë në pushtet duke mos e zgjidhur atë problem dhe duke justifikuar me atë gjithë dështimet e tyre. 

Mjafton fakti që sapo nisi konflikti në veri, Aleksandër Vuçiq i cili ishte në pikën më të ulët të popullaritetit të tij, përmirësoi sondazhet në Beograd fal dhuratës së Albin Kurtit. Nga ana tjetër Albin Kurti që nuk po qeverisë Kosovën fare, por me merret me krizat e shpikura prej tij, shpreson se do mbijetoj në zgjedhje si patriot i rremë. Kjo është arsyeja që nuk duan të zgjidhin. Njeri i rraskapitur nga protestat tjetri nga rënia e vazhdueshme e gjeten shpëtimin tek njeri tjetri. 

Problemi që ka Kurti me ndërkombëtarët është se u tregon atyre histori me letërsinë ruse, se si Dostojevski, ka shkruar romanin “Idioti” dhe ka pas parasysh Vuçiqin, ndërkohë që ata presin një draft jo leksione për letërsinë ruse. 

Edi Rama thjesht u ka treguar Bashkimit Evropian dhe SHBA se interesi kombëtar i shqiptarëve është të jenë në anën e tyre. Nëse Kurti ka ndonjë opsion tjetër kundër perëndimit, atëherë lirshëm mund të quhet se Shqipëria po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, pasi kërkon ta mbaj Kosovën të lidhur me perëndimin. Këtë e ka detyrim kombëtar. Ndryshe nuk e shpëtojmë dot as veten as Kosovën në rast konflikti.

Nacionale: Rama ka treguar se për këtë veprim nuk është koordinuar me kryeministrin Kurti. Është dashur të ndodh një koordinim paraprak? 

Baze: Ajo do ishte situatë ideale. Por po të ishin të koordinuar nuk do kishte nevojë për draft se nuk do shkonte puna tek konflikti me Perëndimin. Kurti nuk është i koordinuar as me Tiranën, as me SHBA, as me BE, as me KFOR, as me NATO. Këta janë të gjithë aleatë të shqiptarëve në rajon. Deri tani më ngjan i koordinuar vetëm me Sali Berishën dhe Ilir Metën. 

Nacionale: Nisma e Ramës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Zyrtarët e partisë në pushet janë tallur me Ramës dhe ka etiketuar atë në mënyra të ndryshme. Pse mendoni se ka nxitur reagim kaq të fuqishëm ky veprim i Ramës? 

Baze: Ka një përpjekje të ligë për të identifikuar Albin Kurtin me Kosovën kur vjen fjala tek kjo krizë. Në fakt SHBA-ja e ka ndarë. E ka thënë qartë që nuk kemi gjë me Kosovën e kemi me Albin Kurtin. Dhe këta këshilltarët e Albin Kurtit, ndjehen të tradhtuar, pse Edi Rama nuk ka mbështetur marrëzinë e Kurtit, por është në anën e perëndimit. Ata e quajnë Perëndimin në anën e Serbisë pasi në logjikën e tyre, kush nuk është me Kurtin është me Serbinë. 
Nuk mendoj se Edi Rama shqetësohet nga mesazhet që Kurti i dërgon atij me “emisarë” marksistë. Edi Rama shqetësohet nga marrëzitë që Kurti me gojën e vet u thotë perëndimorëve. Ato i bëjnë gjëmën Kosovës. Edi Ramën nuk e gjen gjë. 

Nacionale: Tensionet në veri kanë vendosur Kosovën në përplasje të fort me Perëndimin. Madje, kjo përplasje tashmë ka sjell edhe pasoja për Kosovën. Cili është vlerësimi i juaj për këto zhvillime? 

Baze: Problemi që ka Kosova me Perëndimin është problem që ka një shtëpi e re, një familje e re, e cila për të qëndruar në këmbë duhet të jete në harmoni. Kosova figurativisht është e martuar me Perëndimin. Kjo që po bën Albin Kurti është i ngjashëm me divorcin dhe natyrisht do të ketë pasoja, nëse ne e lëmë Albin Kurtin ta bëj. 

Kosova nuk duhet vuaj pasojat e mendësisë së tij antiperëndimroe dhe urrejtjes së tij ideologjike për Perëndimin. Albin Kurti e ka ngritur gjithë karrierën e tij dhe aksionin politik bazuar tek urrejtja dhe mosbesimi ndaj perëndimit. Për këtë arsye tani në Kosovë ne shikojmë kontingjente të egra antiamerikane që fyejnë shajnë dhe kërcënojnë çdo zë kundër Kurtit. Ato janë rrezik afatgjatë për Kosovën pasi nuk janë thjesht ushtarë të Albin Kurtit, por janë kontingjente të fshehura antiperëndimore në shoqërinë e Kosovës që shikojnë tek Kurti, KURDIN e tyre.

Nacionale: Ajo që kemi parë këto ditë është një sulm i ashpër i këshilltareve të Kurtit, të cilët janë nga Tirana, ndaj emisarit amerikan. Si e shpjegoni këtë? 

Baze: E para, e punës ata këshilltarët e Kurtit nga Tirana janë vet emisarë. Ndryshimi është se nuk janë emisarë të SHBA-së apo BE-së, por emisarë të Albin Kurtit. Nuk di pse e gjejnë me vend të tallen me atë post që kanë dhe vet. 

Së dyti, kur thoni janë nga Shqipëria, duket sikur dhe këtë të keqe e keni nga Shqipëria. Nuk ua ka çuar Shqipëria. I ka gjetur të ngjashmit e vet Albin Kurti, pasi nuk beson tek njerëzit nga Kosova ngaqë është paranojak. Në Shqipëri nuk i njeh as shkalla e pallatit ku kanë banuar. 

Pak a shumë ua ka bërë si Milosheviqi në vitin 1990 kur emëroi Sejdo Bajramoviqin, si ushtrues detyre të Jugosllavisë në Kosovë. Për ta kuptuar se kush ishte ai në Kosovë, një miku im më ka treguar se e ka kërkuar një herë tek libri i telefonit, e ka thirrur dhe është siguruar që ishte ai. E kishte zgjedhur si përfaqësues nga komuniteti rom i Kosovës. Pak a shumë i njëjti mundim është dhe për ne në Tiranë, nëse na pyesni kush janë këta këshilltarët e Albinit në Tiranë. 

Së fundmi, që është dhe më e rëndësishmja, sulmet e tyre ndaj përfaqësuesve të SHBA në Prishtinë Beograd apo ndaj të dërguarit special Escobar, janë skandale të rënda shtetërore, pasi ata identifikohen me Albin Kurtin si kryeministër i Kosovës. Çdo mesazh i tyre është mesazh lufte i shtetit të Kosovës ndaj SHBA. Kjo është e vetmja rëndësi e dëmshme e tyre që duhet neutralizuar. Ata janë si mbetje toksike të cilëve u duhet gjetur vendi se ndryshe helmojnë mjedisin.

13 Komente

  1. E
    Evisa

    Intervista është skajshmërisht e njëanëshme, në të nuk duket kërkund përpjekja më e vogël për të gjetur gjuhën mes veti, si gjëja më e dobishme që situata kërkon. Duket sikur Baze ka shkulur nga gardhi një hu të hatashëm për t'i thyer kockat Albin Kurtit. Por anashkalohet fakti, se kurrë nuk mund të jemi ndërtues në raportet tona ndërkombëtare si dy shtete të të njëjtit komb, kur na mungon sinqeriteti vëllazëror në mardhëniet me njëri tjetrin. Pa gjetur gjuhën me njëri tjetrin as që mund të shpresohet se do e gjejmë atë me ndërkombëtarët. Në këtë kontekst, intervista nuk jep pikën e ndihmesës, përkundrazi....

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Mero Baze eshte ne kulmin e nje fushate personale kunder Albin Kurtit, ajo qe me vjen keq eshte se nuk i interesokerka shume per efektet kolaterale te sulmeve ditore te Albin Kurtit!!! Eshte ofendim per shqiptaret ne Kosove por edhe ne Shqiperi qe pro amerikanizmin ne mase te tyre,nje Kurti te mund ti trasformoje ne anti amerikane!!! Jo Mero, Shqiptaret,nuk besoj iç fare qe kthehen ne antiamerikane, i jane mirenjohes perjetesisht Amerikes, po nga njehere jane ne gjendje te mos pranojne asnje keshille qe mund te bijere era "pabesi", edhe pse vjen nga dikush qe perfaqeson mikun me te shtrenjte!!! Dhe ne fund, kam vene re qe kur leshoni tema per debat per lexuesit tuaj, qellimisht vendosni te publikoni me vonese komentet, ose nuk i publikoni fare fare, ndoshta sepse opinioni i pergjitheshem i komenteve ja ndryshon krejt linjen e qellimit te artikullit???!!! Nuk mund te konsiderohet thjesht nje harrese kur perseritet shpesh e njejta menyre!! Nje keshille modeste Mero; mos beni te mundur te humbisni respektin e lexuesve tuaj!!!

      Përgjigjjuni
    2. e
      emigranti

      Si na e vertetove ti or i paudhe qe Albin Kurti po instaloka frymen antiamerikane ne Kosove. Edhe ne mes te miqve mund te kete mendime te ndryshme dhe kjo eshte merita e mendimit te lire. Uninamitet per gjithshka ka vetem midis eprorit e vasalit dhe jo miqve. Ja pse nuk eshte cudi qe ne kete gazete shikon plot shkrime qe do ti kishin zili gazetat serbe, pasi shihni mllefin e Mero te shiturit qe na flet plot siguri per budallalleqe . Pasi nuk kane se ku ta kapin pasi eshte burreshtetas qe punon fort e me ndershmeri per vendin e tij, mushkonjat fillojne te levizin si te cmendura per te sulmuar me intriga te paverteta. Sado te infektoni ambjentin me rrenat tuaja , populli eshte aq i mencur sa ta dalloje te ndershmin nga hipokriti e zuzari dhe te beje zgjedhjen e duhur.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Z.Mero si gjithmone mendje e ndritur e gazetarise shqiptare. Bravo.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Leri koqevaret , kan marre udhen e mutit, ne gop te semes te vene.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juliano

            Mero je i saktë, këta skeptikët e berishës, nuk e kanë ndjesinë e fajit që bëri nongrada në kohën e luftës së kosovës, ku furnizonte makinerinë e luftës së millosheviçit. Kështu që, nëse do ta kishte bërë që se bën dot kurrë berisha një draft, këta do ta kishin mirëpritur. E njëjta gjë ndodhi dhe me OPEN BALLKAN, nuk lanë e sajuan lloj lloj idiotsira, bezëm e vetëm se ishte rama inisiatori. Kosovarët harrojnë se kur i digjet bytha, vijnë e shuajnë këtej nga shqipëria. Gjërat nuk shihen kush i bën apo i propozon, gjërat shikohen sa e dobishme është dhe sa vlen. Resoekte për shkrimin, kush ka tru, dhe jo militantizëm berishian, kupton se gjërat e mira bëhen me njerëz, dhe jo me armiq imagjinarë.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ok

              Lexojeni edhe nje here fjalimin e Meros ta kuptoni tamam.Ju te mesipermit qe mbroni Kurtin,lexojeni prap dhe prap dhe prap qe ta kuptoni,se Injoranca nuk ka Brire.Ju Kosovaret e Al-Binit,kaq te trashe jeni qe keni te beni me nje Kokederr,Mendjemadh,qe merr mendje nga keta Idiotet ketu ne Shqipni qe asnje nuk e njeh cfare kane bere ne jete,dhe nga nje Bislim qe vetem Politikan nuk munt ti thuash.Mirre tha Ramishi per Bislimin qe eshte Debil.Nuk e kuptoni cfare po beni?Po i kunderviheni Amerikes qe ju Cliroi nga Serbi,tani mbas 20 vitesh e kthyet Ameriken me Serbin se nuk ju duron dot me.Ju Al -Binrat nga Kosova mendoni qe Kosova eshte Qendra Botes,nuk kuptoni qe jeni nje Gjysem Shteti qe po u largua NATO jeni te mbaruar.Injorante qe merreni me Edin se nuk keni Bythe te merreni me Serbin qe po jua merr te gjitha ne Paqe.Idioter te lindur,te gjithe Bislim.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Etspiritvsancti

                QR?!!! Ky sikur fle mbi tastiere! Prej ketij tani shqiptaret sdo ti trembin me femijet kur s’hane buke me lugatin apo gogolin, por me Albinin! Merrni nga nje hudher njerez te mbani larg Albinin

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dhembeli

                  Nuk ka nevojë për sqarime të tjera . Mero i ka shpjeguar me themel në gjuhën e pastër Shqip. Kush ka sy e veshë të shikojë e dëgjojë. Të lumtë pena , o Mero !

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koqevari

                    Ju Koqevaret qe shkruani ketu te Tema na hengshit trapin ,ju felliqesira dorezoni pasaportat Shqiptare ,mbajini fort ato pasaporta Serbe se do ju hyne ne pune ,siç ju hyne kur vajtet me mijera ne Beograd per te bere vaksinat e covit 19

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kuksiani

                      Interviste pa Baza dhe totalisht bythlepirese ndaj Rames. Artikull pas artikulli Mero verteton tezen qe eshte mbrojtesi me I flakte I Rames, madje me shume se sa mbron Rama veten. Shume lek ke marr keto vite mo Mero sa del kaq hapur ndaj vellezerve tane Kosovar. Une si shqiptar qe kam, nuk perfaqesohem nga ti, madje ndihem I turperuar kur lexoj rreshtat e tua. Albin Kurti me te keqijat e veta ka qellim afatgjate dhe sheh pamjen e madhe ndryshe nga 99% e politikaneve tane.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje