Basha, akuza Ramës, Berishës e Metës: 14 maji i nxori pakicë, nuk më trembin e as më ndalin

12 Qershor 2023, 19:59Politika TEMA

Basha, akuza Ramës, Berishës e Metës: 14 maji i nxori

Tre pikave të rëndësishme të paketës së ndryshimeve që ai premton me rikthimin e tij në politikën aktive 1 vit pas dorëheqjes si kreu i PD, Lulzim Basha u mëshoi sot gjatë një takimi me gra demokrate në Tiranë.

Basha goditi ashpër marrëveshjen PD-PS në 2008 për ndryshimin e Kushtetutës dhe theksoi se zgjedhjet e 14 Majit tregojnë se treshja Rama-Berisha-Meta janë pakicë.

“E vërteta është se pakti kushtetues Rama –Berisha i 2008-ës është varri i demokracisë. Sistemi mazhoritar me korrigjim proporcional shumëfishoi problemet. Ndonëse ligji për “Dekriminalizminin” u miratua, e keqja bëri bypass. Do të kufizojmë mandatin e Presidentit, me shumë pak kompetenca, në vend që të kthejmë kompetencat e 2008-ës. Listat e hapura, vetingu i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë tre propozime bazë dhe 80-90% e qytetarëve të pyetur para dy vitesh ishin pro këtyre propozimeve.

14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Të tre janë pakicë. Shumicës duhet t’i japim mundësi të flas, t’i japim zërin. Ndryshimet në sistemit politik dhe meritokracia në politikë do t’i hapin rrugën edhe fushave të tjera të jetës”, tha Basha.

Sipas ish-kryedemokratit “asnjë shqiptar nuk e ka për borxh që ta mbajnë peng”, ndaj ftoi demokratët që të punojnë për të ndalur përpjekjen e asaj që i referohet si politika e vjetër për t’i mpirë nervin shoqërisë.

“Këta e kanë kuptuar që mua as më trembin as më ndalin. E kanë me njerëzit, nuk duan të demonizojnë një person por interesin për debatin mbi ju. Gënjeshtrat e tyre monstruoze më bëjnë të qesh. Mezi pres ditën kur nuk do të flasim më për lojërat e tyre, por do të flasim për qytetarët, për hallet e tyre dhe ndryshimin”, u shpreh ish-kreu i PD.

“Këtu opozitën e fusin në qorrsokak dhe thonë zgjidhni kush është e keqja më e vogël nga ne. Ça politike është kjo. Kjo është faqja e zezë e politikës shqiptare të 30 viteve. Më zgjidhni mua ju, jo këto dy të këqija të mëdha. Unë ju them hapja e listave ata thonë pse ke dalë me T-shirt. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë tavën vetëm të tre, mos t’i kthehet qytetarëve ajo që është në tavë, që janë miliarda euro të taksave. Qytetarët  i kthejnë në një turmë trushpëlarë, që pastaj të ndjekin si delet e kopesë. Por kjo nuk është Shqipëria për të cilën jam futur në politikë në 2005. Kjo është Shqipëria që duan ata që s’duan të ndryshojnë asgjë.

I keni parë si i kanë shprehjet? Sikur ulen natën bashkë dhe i shkruajnë me njëri-tjetrin. Hallet i kanë të përbashkëta. Si ta mbajnë Shqipërinë nën sundimin e tyre. Njëri në fuqi dhe tjetri si gjoja opozitë. Duhet t’i kthejmë shpinën këtyre dhe në veçanti atyre që na rrinë si gjyle të vjetra.

Asgjë për njerëzit. As për koston e jetesës, as për arsimin, as për rrogat. Merrini pyetini sa është kostoja e jetesës. Askush nuk e di. Të paktën ta dinë sesa kokrra vezë, sa qumësht sa bukë mund të blejë rroga mesatare e një shqiptari. Kjo është politika pa integritet, e pafytyrë. Antidoti është të mos u shkojmë nga mbrapa dhe mos të dëgjojmë, por të dëgjohet zëri i shqiptarit të thjeshtë”, tha ai.

11 Komente

  1. B
    Bino

    Jo jo normal Beteja sapo ka filluar … ik mer rr k.ari

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni Limakes

      Hahaha!

      Përgjigjjuni
      1. g
        geri

        O Zot cfar idjoti eshte ky Lul brava, ky nuk ka fituar asnje here me perjashtim kur vodhi votat per kryetar bashkie.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oh sa kom qesh

          Foto sa 1 mije fjale, duket sikur jane ne nje vaki, dallohet edhe shoqja Kar-a-muco.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ky eshte bole komplet. A thua se nuk ishte kelyshi i privilegjuar i doktorit qysh ne 2005. I neveritshem si njeri dhe si politikan. Dhe na flet per plane madhore ky fare Ka..it.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dulla Tiransi

              Cuditem se si mund te flasesh me kete gjuhe. Kjo eshte tallje me demokratet. Me vjen keq qe disa te rinj i shkojne mbrapa gjymashit. Nuk nuk ka per te fituar asnjehere dhe nuk e deshiron as fitoren. Keta te rinj qe e shoqerojne kane gjetur njeriun e gabuar. Te gabuar jane edhe Berisha, Meta e Alibeu. Duhet te dalin te rinj te tjere qe te marin ne dore fatet e Pd-se

              Përgjigjjuni
              1. P
                PD E PASTER

                Luli per vete futet ne klasen e vjeter te politikes. Luli sa here ndjen humbjen, trembet dhe jep doreheqjen. Je i pabesueshem dhe te mungon ideja. Merr yrysh kot, si pushka dreqit. Demokrate mos u merni me emra qe jane njollosur. Ka plot te rinj qe dine te drejtojne PD. E vjetra nuk shkulet lehte, por me mire nje here e pergjithmone.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjnan Cani idiot i lindur.

                  U zgjove nga gjumi i thelle o bibilush? Harove vjedhjen e shekullit te rruges se Kombit kur ishe Minister i Transportit ku projekti ishte 200 milion Euro dhe pastaj gjate rruges arriti nje miliard e 200 milion Euro? Po kur ishe Minister I brendshem vrave kater njerez me duar ne xhepa me urdher te Sali kriminelit dhe kusarit Metaj spiunit? Po lobimet me parate Ruse nuk te kujtohen o koqe kandari. Ti kujton se perjashtove Sali monstren dhe tu rregullua e kaluara kriminele dhe hajdute. Te gjithe e dine se ate veprim e bere nga halli gati po qaje pas gjashte muajsh te shpalljes nongrata, sepse tu mblodh laku nga USA ,ose do shpllej organizate terroriste Parti qe drejtohej nga ty ose te shpllje perbindeshin nongrata, prandaj mos ha mut kot duke rrahur gjoksin si i paster.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    Vini re vini re Ka dale ne qarkullim libri i ri i Servantesit " Donkishoti i viti 2023 " Ishalla e ka volumin e fundit.Por ca te beje dhe Servantesi i shkrete po pati prape te tlle ai do shkruaj se do te haje edhe ai buke.Ju uroj lexim te kendeshe.Kujtese lexojeni me vemendje e me laps ne dore e me shenime.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zot fali - akoma enderrojne !!!!

                      Ti je PeDe - ja e vertete! Ju urroen nje popull i tere pervec zagareve .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Fol per vehte dhe dy miqte e t'u se Rama me shoke nuk e ul murin me 800000 tulla qe ju nuk keni per t'a kapercyer kurre me ato mend qe keni

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje