Kush është kandidati i parë për kreun e PD-së?

13 Qershor 2023, 09:12Politika TEMA

Kush është kandidati i parë për kreun e PD-së?

Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike. Ai ka deklaruar se është i vetëdijshëm që ka për të qenë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën e tillë.

Hani thekson se vendi duhet të fillojë një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, për të mundësuar shpalosjen e realiteteve, vetëdijeve dhe ideve që do të mundësonin hartimin e një boshti të filozofisë politike.

“Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht”, shkruan ai.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë  Demokratike do të mbahen në datë 29 korrik.

Deklarata e plotë

Unë jam bashkë me ty!

Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim i ndjerë së brendshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën. Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem i zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti i atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.

Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.

Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katoëice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar I kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.

Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.

Koha është tirani më I madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.

E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e rrealiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.

Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë. Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare.

20 Komente

  1. a
    argita malltezi po tret prangat

    Po ky hani nga eshte dhe si doli? duhet nje kandidat qe te jet trim dhe tu vendosh fshesen pa perjashtim 90% te deputeteve aktual pershire terroristin salih bin laden, po nuk pati bole hekurit oktapodet e hane pernjehere

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Si fillim, nëse vazhdojnë ti bien fyellit te vrima e komunizmit akoma, këta nuk kanë asnjë shans ta bëjë atë parti. Pothuajse gjysma e elektoratit nuk kanë jetuar fare në komunizëm, kurse gjysma tjetër e sheh mbeturinën e fundit të komunizmit te saliu

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Ha ha ha, Komenti i vitit. Jam shumë Dakord. No pun intended..

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vranakonti

        Ti zoti Hani mund te jesh njeri i mire,demokrat i mire,nuk te njoh,por ama eshte e vertete se rruga jote deri te vendi i kryetarit te partise demokratike nuk eshte e lehte.Pse? Sepse ke perpara teje,pjese perberse te PD-ke disa ujqer qe te shqyejn,nuk jane te mire, por ata e quajn veten e tyre te mire dhe se vetem ata din te drejtojne dhe jo ti. Alibeu, njeriu qe i pelqen vetja e quan veten e tij me te mençen se te tjeret. Po keshtu edhe Gaz Bardhi,qe e quan veten trim qe, njehere eshte me Salin dhe njehere me PD zyrtare. Njeri pa bythe,Pa le pastaj Salianji e disa salianjer te tjere qe dine te servilosen e te ferkohen te bytha e Saliut. Te urojme fitore.

        Përgjigjjuni
      3. E
        Elbasanlliu i tirones

        Po ja legjitimon garen padronit trapi i pare! Na gjeni edhe ndonje lenka cuko kur te keni kohe.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhelali me daulle

          Po pse lenken o elbasans turkoshak,ju keni kacin e zi dhjerokrat i oreve te para me saliun,po ken arben ekonomistin,po elmaz sherifi texasit,po harruat ilirfloririn qe do merte partine e sllobodankes....

          Përgjigjjuni
        2. M
          Muzaka i Ri

          Po ke te drejte o kandidat, po nuk u pastruan komunistet Safi, dhe ata qe mendojne si komunistet nuk keni gje ne torbe. Po hajde beje se, se ke dhe sekretar partie qe u gdhi demokrat nje dite te bukur, e ke dhe kryetar pa le, qe edhe do te vdese si i tille. Nuk eshte dhe aq e lehte, jo.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi i Vjetër

            Edhe ky duket se paska mbetur në të kaluarën komuniste. PD nuk bëhet kurrë me tipa të tillë, injorantë, pa ide, programe dhe vizion për të ardhmen. Eshtë fati i Edi Ramës që të qendrojë në pushtet, deri sa të lodhet.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frasher Zavalan

              E kaluar komuniste mund te quhet nje koment denigrues si ky i yti, pa e njohur kandidatin per te cilin flet. Paragjykime dhe njollosje ne tym, kollaj t'i besh. Gjergj Hani eshte nje intelektual me integritet dhe i paperlyer nga farsa mbi 30-vjecare e politikes shqiptare. Ka nje vizion te qarte dhe padyshim vjen me nje program qe mund ta rimekembe opoziten shqiptare. E kane denuar politikisht dhe torturuar ne Spac qe adoleshent ne vitet '80. Megjithate sa ia kane shtuar forcen. Ka nje jete te ndershme mbi supe, kaluar ne Itali dhe Shqiperi. Eshte fat qe nje njeri i rralle si Gjergji (te ngjashem si ai i ka vrare ose i ka blere me kohe pushteti) i vjen si kandidat opozites sot.

              Përgjigjjuni
            2. m
              mallkuar qofte PeDe - ja

              PeDe - ja duhet te zhduket nga kujtesa e popullit si forca politike me shkatrrimtare qe kemi pasur ne historine tone .

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Mendoj se ke te drejte. PD-ke duhet te zhduket nga kujtesa e popullit si forca me shkaterrimtare. Vendi yne,shqiperia jone e dashur ka vuajtur ne shekuj,por kete qe i beri Sali Berisha eshte vuajtja me e madhe per popullin shqipetar. Jo vetem shkaterroi ekonomin qe u ngrit me mundin dhe djersen e popullit shqipetar,por edhe vrau njerez te pafajshem. Saliut i vafte shpirti ne sketerr.

                Përgjigjjuni
              2. D
                DINJITETI

                Edhe ky Hani s'paska gje ne terezi. Po u kape pas te vjetres si para 32 viteve, po nise rrugen me keto qe jane, me mire mos u lodh qe ne fillim. Qenke i lodhur shume ne mendime. Ka ikur koha te trembesh demokratet me komunizmin, sepse komunizmi na doli me i paster se themokeacia juaj vrastare e hajdutet. Terhiqu me mire.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatmir Lohja

                  Suksese zoterise!Nje keshille i jap.Te konkuroje me programe,e jo me trimeri!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    All right

                    Pa fshire nga dheu komunistet dhe bijte e tyre ky vend nuk ka per tu bere ndonje here.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                      Ti që e quan veten Alright, je aresyeja e shkaterrimit të PD. Por ti nuk e di. As nuk ke per ta marrë vesh ndonjehere. S'ka gje. Je pakicë. I pademshem. I parrezikshem, si shkrepset e fabrikes Llapshin.

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Opionisti

                      Nuk mere ky

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Po nuk u zhduk MALOKU nga PD ajo parti nuk ka për të bër hair.Edhe ky Gjergj Hani mundohet kot,sepse maloku mutit nuk pranon të largohet.Ai i përkrahur nga disa servil të pështir të tipit paloqe kërkon ta përdor PD si mbrojtje për vete dhe për familjen nga vula e turpit non grata që i kanë vënë qeveria amerikane.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niku

                          Gjergji te kam ndjekur rregullisht ne rrjetet sociale (te gjitha intervistato)dhe te uroj te vish ne krye te PD. Kam besim qe je ne gjendje te besh gjera te mira per ste vend

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Durrsaku

                            KY GJERGJ HANI, NGA SA KAM LEXUAR PËR TË DHE SA I KAM NDJEKUR PREJ VITESH INTERVISTAT E TIJ, NËSE ËSHTË AKOMA AI NXËNËSI 15-16 VJEÇAR I VITEVE 1985, QE MORI GUXIMIN E MADH PËR TU ARRATISUR NËPËRMJET LIQENIT NË LIN TË POGADECIT DHE QË VETËM RASTËSIA E SHPËTOJ PA E VRARË ROJA KUFITARE, ATËHERE, AI ËSHTË I DUHURI PËR TË QËNË NË KRYE TË OPOZITËS. AI KA QËNË NXËNËS I BASHKSHORTES TË BRAHOS, E CILA I KA LËSHUAR NJË KARAKTERISTIKË SHUMË TË MIRË PËR ORGANET E HETUSISË, POR SPARTAKU, DUKE ZBATUAR LEGJISLACIONIN E KOHËS E DËNOJ. PËR GJERGJ HANIN THEM: MOS E PASTË GJË IBRAHIM HANIN.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Populli

                              Zoti Gjergji Hani, beni nje deklarate qe denoni krimin shteteror te PD qe mobilizoi krejt ushtrine shqiptare ne '97, per te shtypur popullaten e Shqiperise se Jugut kryesisht; qe perdori krejt Garden e Shtetit me 21 Janar 2011 per te vrare 100.000 protestues paqesore ne Tirane; qe ishte e vetmja parti politike e ashtuquajtur demokratike qe dogji 100% mandatet e dhena nga populli ne mes te Legjislatures, nje akt qe nuk e ka bere asnje parti perendimore qekurse eshte themeluar sistemi parlamentar, pra ka pushkatuar politikisht parlamentarizmin. Ju ku keni qene gjate ketyre ngjarjeve?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje