Pse një pjesë e duan Bashën? Sula: Kanë rënë në dashni! Gështenja: Të ulim thikat, nëse vazhdojmë me përplasje…

13 Qershor 2023, 09:24Politika TEMA

Pse një pjesë e duan Bashën? Sula: Kanë rënë

Në emisionin “Log” në Panorama TV është diskutuar për situatën brenda Partisë Demokratike, në të cilën ka debate dhe përplasje për zgjedhjen e kryetarit.

Deputeti i PD, Lefter Gështenja tha se duhet të ulen thikat dhe mos ketë përplasje në parti, pasi në të kundër nuk do jetë alternativë qeverisëse për zgjedhjet e 2025.

Ndërsa deputeti tjetër, Dashnor Sula i pyetur se pse një pjesë e duan Bashën, u shpreh me ironi se “kanë rënë në dashni”.

Pjesë nga biseda në studio: 


Xhafo: Çfarë e pëlqen një pjesë e juaja zotin Basha?

Gështenja: Sot nuk duhet të merreshim me Bashën se sot ka edhe ditëlindjen. Ne nuk është çështje emri, por çështje parimesh.

Duke filluar nga anëtari më i thjeshtë tek drejtuesi me i lartë kanë influenca në atë parti. Çështja është si mund ta ridimensinojmë këtë parti.

Unë mendoj që nevojitet kontributi i të gjithëve. Nëse duam ta ndërtojmë do kohë, nëse duam ta shkatërrojmë ajo ndodh brenda pak sekondash.

Ajo që unë kam kërkuar është që secili nga ne të japë kontributin e tij për një parti më të madhe që nesër të jetë alternativë qeverisëse.

Por nëse ne vazhdojmë me përplasje, jo  pa qëllim grupi parlamentar propozoi uljet e thikave. Ta heqim fluksin e përplasjeve mes demokrateve.

Xhafo: Pse një pjesë e duan Bashën?

Sula: Kanë rënë në dashni me mënyrën si qeveris dhe ka fituar gjithë ato gara dhe e shohin si zgjidhje të vetëm për fitoren në 2025. 

4 Komente

  1. S
    SPAK

    Kjo eshte PD dhe deputetet berishiste! Gjeli i Detit dhe miniera e qymyrit Prrenjas!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot fali ! Akoma enderrojne.

      Zot fali ! Njeri me M.....se tjetri...Mjalte deshta me thanun.

      Përgjigjjuni
      1. F
        FATMIRI

        PD NUK EGZISTON KETA FLASIN NE AJER SIDOMOS KY KANCEROZI DASH SULA QE IKA VESHET SA TE GOMARIT NJERI I SHPIFUR FYTYR MUT

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Basha nuk i ka humbur i vetem zgjedhjet por bashke me te gjithe duke filluar me Berishen edhe me Dashin qe tallet ,le te flasi per Peqinin e tij 10 vitet e fundit e pastaj te dale luge e lare

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje