
Tritan Shehu ka kujtuar marrëdhënien dhe njohjen e tij personale me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta të hënën.
Shehu ka ndarë me publikun takimin e tij të parë me Berlusconin në vitin ’95.
“Për herë të parë e kam takuar pasi u rrëzua qeveria e tij e parë. Fillim i vitit ‘95. Isha sekretar i Përgjithshëm i PD dhe filluam të ishim aktivë në politikën e jashtme veçanërisht me Greqinë dhe Italinë. Takimi i parë është bërë diku në një hotel. Unë vajta atje, ata ishin në këshill kombëtar. E lajmëruam që kemi ardhur.
Ai me shumë xhentilesë bëri një ndërprerje të këshillit kombëtar. I shpjeguam, folëm dhe i them ky zotëria që është këtu me mua, ishte Tomor Dosti, dhe që është kaq i kulturuar, e dini që ka bërë 45 vjet burg në kampe përqëndrimi. Ai ngeli. Kështu ka ndodhur, ky njeri ka këtë të kaluar. Si është e mundur? Ja shpjegojmë historitë.
Ai u emocionua shumë. Dolëm, hajde me ne tha, vajtëm në skenë. Vijnë të gjithë. Shikoni tha, ky njeri ka bërë 45 vjet burg, kjo është tragjedia komuniste. E thoshte me një pasion të tillë. Berlusconi ishte njeri i madh”.
Tritan Shehu kujton edhe një tjetër takim me Berlusconin në vitin 2017, ku ka qenë së bashku me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën:
“Berlusconi ishte njëri pluridimensional. Ai ishte shumë i sinqertë, shumë komunikues. E kam takuar dhe shumë herë. Në takim në Romë në 2017. Ishim për dakrë. Ishte Berisha, unë dhe Basha. Nga ana tjetër ishte Valentino Valentini, kreytari i grupit parlamentar të Senatit.
Ka qenë një darkë e mrekullueshme. Ai servirte vetë, bënte shaka. I thoshte gjërat e mëdha kaq thjesht. Berlusconi shpëtoi Italinë nga katastrofat e mëdha, shpëtoi Italinë nga një revansh i komunizmit”.
Sipas Tritan Shehut, Berlusconi e vlerësonte Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Ka qene koha kur te futen preshin
Paste lene Litarin jashte edhe per ju kerma qe shkaterruaat nje komb te tere. Mallkuar qofshi brez pas brezi dhe mos i gezofshin djeresen e vjedhur popullit as femijet e femijeve tuaj. mallkuar ne jete te jeteve ndyresira !!!!!!!!!!
Berluskoni i servirte ketij bythqirit ....tani si ta meresh kete bajge ?? Ja vlen te meresh me kete Tritan prasin ?? Berluskoni miliarder i servirte Lul bythes dhe Tritan prasit ...e pidh te semes cplera jane
Berluskoni ishte pusht. Se me kujtohet se si me shume " xhentilese ", i tha Sales , mos i ndalo tegjithe skafet , ato me "pjeshka " leri, se na duhen per te organizuar festa kundra komunizmit. Pjeshkat e mallengjenin shume Silvion