
Nga Brixhilda Xhuraj
Qorrsokaku ku Partia Demokratike është futur, nuk pritet të mbarojë së shpejti.
Nga një betejë në tjetrën, nga një përçarje në tjetrën dhe nga një fraksion në dy e në tre.
Së fundmi ka një përplasje të re brenda grupit opozitar, që ishte një i tërë kundër përçarjes që Sali Berisha realizoi.
Shkaku: zgjedhjet për kreun e ri të partisë.
Kryesia e selisë blu vendosi që të hapë garën për këtë post më 29 korrik dhe kanë nisur hapat e tjerë të përgatitjes për zgjedhje, duke propozuar edhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve.
Por, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në këtë rast, u shpreh se ky grup anëtarësh të Kryesisë po kërkon të marrë kompetencat e tij.
Bardhi thekson se Komisioni Zgjedhor, i cili duhet të organizojë procesin, nuk ekziston dhe për këtë arsye njoftoi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
“I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor”.
Deklarata e tij ka hasur kundërshtimin e tetë anëtarëve të Kryesisë.
Konkretisht: Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba.
Mos harrojmë, në lojë kemi edhe një fraksion tjetër demokrat: Ai i Berishës.
Duket se pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, ata po shijojnë përçarjen që e shohin në favorin e tyre.
Pa shumë komente për këtë gjullurdi, Berisha u shpreh se kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet sipas statutit të partisë.
E çuditshme, gati në një linjë me Bardhin.
Teksa të lartpërmendurit vijojnë deklaratat e kundërshtitë, dikush tjetër po përgatit terrenin për rikthimin si lider të selisë blu.
Edhe pse nuk e ka pranuar kurrë publikisht (por as mohuar), Lulzim Basha, ish-drejtuesi i kësaj force politike, i është rikthyer aktivitetit.
Me mesazhe, tre ide dhe reflektim për të shkuarën, ai ka zhvilluar disa takime në disa qytete të vendit.
Por si është parë PD-ja e sotme në sytë e vëzhguesve të politikës?
Të copëtohet – Basha mundësi
Sa i takon situatës, një koment e ka pasur ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Për të ky është momenti i duhur që kjo forcë politike të copëtohet.
Në një dalje publike, Patozi u shpreh se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë kanë mbaruar.
“Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans. Do qëndrojë një copë e madhe te Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi”.
Mendimin e tij ai se lë me kaq.
Patozi thekson që të gjitha forcat opozitaret duhet të bashkohen dhe të jenë një ofertë e re për shoqërinë, të marrë fund autokracia dhe të ndryshohet sistemi.
Ndërkaq, analisti Fatos Lubonja deklaroi se Basha e ka ambicien për të rimarrë kryesinë e Partisë Demokratike.
Por e cilësoi atë shkaktarin e kësaj situate që ka krijuar sërish ndarje mes demokratëve.
Në një linjë tërësisht tjetër mendimi qëndron analisti, Fitim Zekthi.
Ai në argumentimin e tij fajëson Berishën, pasi vendimet e tij për të pasur struktura paralele ndikuan në përçarjen e demokratëve.
Zekthi si një njohës i statutit të Partisë Demokratike thekson se kur Këshilli Kombëtar është jo-funksional, Kryesia e ka fuqinë të hapë garën për të zgjedhur kryetarin e ri.
“Është pamundur që Këshilli Kombëtar i PD-së të mblidhet. Kryesia e ka fuqinë të hapë garën. Kryesia ka fuqi të ngrejë komision. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia”.
Lëngimi i opozitës së vendit duket se do të vijojë.
Nëse kjo betejë e fundit do të zgjidhet përmes bisedimeve, apo në dyert e Gjykatës mbetet për t’u parë.
Diçka është e sigurtë, nuk ka kthim pas.
Pa patur nevoje per zgedhje, le te (ri)kthehet Basha. Ai eshte dejure kryetar le te behet edhe defacto. Ai eshte zgjedhur kryetar, me sistemin nje anetar nje vote, në kongresin e saj, 2021. E miratoi, e puthi e perqafoj edhe Salehu kete zgjedhje. Në 9 shtator 2021, u prishen, kete e dime, por arsyeja nuk ishin ata vetë, kur para dy muajve u perqafuan. Një fuqi madhore e detyroi Bashen, i cili ne ceitnot, duke belbezuar, e pezulloi nga grupi parlamentar i PD. Kaq! Por po aq e vertet eshte se kjo e terboi Salehun, Sulltanin e PD. Ta tradhetoje dhe t'i fuse thiken pas shpine ai qafiri qe dhe per pak sa, në prill 2022, e beri Vezir te Madh, nderkohe qe qysh nga 2005-2013, Vezir e kishte bere tre herë? Shkurt dhe, qarte si në driten e Diellit, kjo eshte situata në PD. Per te ulur gjakrat, Basha te rikthehet pa zgjedhje te momentit në PD (ligjerisht askush nuk mund ta ndaloje, as Statuti i saj). Po sipas ketij Statuti riorganizohet Partia, si fillim nga baza siç kerkohet nga disa deputete dhe anetare kryesie, perfshire Bardhin, Tabakun etj etj. Mbas ketij procesi, therresin nje kuvend Kombetar dhe aty, permes procesit nje anetar nje vote, votbesojne Bashen, sigurisht kundrejt kandidaturave alternative siç po duan ta bejne në 29 korrik. Do te duan Bashen, le ta mbajne. E kane te sigurt humbjen e rradhes dhe pas saj me siguri vjen dhe shperberja dejure e saj. Gjate ketyre dy viteve deri në zgjedhje, shpresoj dhe besoj se, si me anen e drejtesise, per 'Vulen" po aq edhe prej SPAK-ut, do zgjidhte dhe problemi i "Foltores" dhe automatikisht dhe ai i Salehut.
Gaze Bardhoshja është kolona e pestë e non gratës , në PD-në e vulës . Ai po saboton , me mënyrat e berishizmit , zgjedhjet e reja në PD . Kryesia ta shkarkojë dhe flakë jashtë partisë këtë renegat pa sy e pa mend . Ky ka qenë , është dhe do jetë gjithnjë , armik i demokracisë . Zhdukeni fundërinën sa është ende i pa rrezikshëm . Furia e demokratëve të ndershëm , duhet ta flakë në plehra këtë mbeturinë demokratike .