Anulohet mbledhja e përbashkët? Qeveria e Kosovës: Gjithçka është gati në Gjakovë, s'dimë gjë

13 Qershor 2023, 19:24Politika TEMA

Anulohet mbledhja e përbashkët? Qeveria e Kosovës:

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar lidhur me lajmin e mediave për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme.

Qeveria e Kosovës e mohon një lajm të tillë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova, nga Shqipëria, që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. 

Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Në media është raportuar se delegacioni shqiptar nuk do të udhëtojë drejt Gjakovës, ku është planifikuar mbajtja e përbashkët mes dy qeverive.

1 Komente

  1. T
    Tani

    Besoj se ky raportim ka ardhur nga media e pavarur "Syri.Qim Peka.net"...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje