
Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë, është anuluar.
Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.
Zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.
Kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.
Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.
“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc.
Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.
Me mire qe eshte anulluar. Nuk mund te bisedosh dot me nje kosovar koketrash si Albin Kurti.Amerika,Evropa dhe shqiperia i kane dhene Kurtit mundesin dhe ndihmen per normalizim,ai u ka kthyer bythen.
Ne lajmin ku Kurti tallet me Ramen dhe i thote te merret me Preshevën une vera nje status ku thoja qe puna e pare e Rames eshte te anullohet takimin mes qeverive.Ne qofte e vertete mire ka bere,se ky person dhe presidentja e tij e kane larguar Kosoven me Shqiperine me politiken e tyre jo dashamirëse qe aty ketu ka filluar edhe ne media ku ka persona nga Kosova qe kujtojnë se jane te zgjedhurit e zotit duke harruar te kaluaren patriotike andej dhe këndej kufirit
Dy shqiptarë ,që të merren vesh me njëri tjetrin dhe të përpiqen të jetojnë në harmoni keni parë ndonjëherë ? Asgjë e re nga fronti ballkanik.Po nuk shpallën luftë mes tyre,kemi bere perparime.
Veprim i drejte
Dezinformim mediatiko Serb
Albin koqja ka probleme te theksuara me menyren e tij te arsyetuarit. Se pari e nis me premisen e gabuar qe propozimi i Rames eshte i mire (per ke? per Kosoven? per serbet?). Se dyti, nga ajo nxjerr konkluzionin qe rrjedhimisht eshte edhe per shqiptaret ne Serbi!? Se treti, perdor edhe sarkazem pa pike takti - Me e keqja eshte se nuk ka e lexuar kete propozim... Nga ana tjeter ka armiqsuar Kosoven me aleatet dhe po mundohet te terheqe mbare shqiptaret me kete konflikt.. Hajde merre vesh, ky mbahet demek si kosovari me inteligjent..
ndodhi ajo qe kisha frike. kurti po e pershkallezon urrejtjen ndaj edi rames dhe shqiperise. po kontribon wrullshem ne ndarjen e popullit shqiptare ketej dhe andej Drinit. qenje teper e rrezikshme . don Zoti dhe ndalet ketu , ndryshe shume vone do te jete. ky eshte gadi te djege kosove e shqiperi wetem ky te jene ne fuqi. armiqte e shqiperise PIKERISHT kete duan dhe sic duken gherat ( qofsha i gabuar) ashtupo ndodh.
Turp dhe faqja e zezë! Në vënd që t'a trajtoj si ndihmesë, Kurti e kundërshton me analogjira të panevojshme. Këtu bëhet fjalë për Kosovën, nuk po bëhet fjalë Preshevë dhe Bujanovc. Kësaj i thonë t'a shtrish kokëfortësinë në një plan më të gjërë. Kjo politikë kundërvënie, e njohur në politikë me termin "what about", nuk të çonë në zgjidhje por në thellim të hendekut ndarës.
Faji është i dyanshëm! Dy arrogantë kështu e dëmtojnë popullin.