Rama: Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike. Jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet nga Albin Kurti

13 Qershor 2023, 20:01Politika TEMA

Rama: Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me

Kryeministri Edi Rama thotë se Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike. Pas komunikimit të anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama u shpreh qëndrimi i Shqipërisë është i njëjtë me ata të partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie vëllazërie, por theksoi se vendi ynë nuk ka shans të ‘zhvendoset nga boshti i bashkisë euroatlantike’.

“Shqipëria nuk funksionin e izoluar. Marrëdhënie e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazëria, por Shqipëria është një shtet, pjesë e pandashme e bashkisë euroatlantike, anëtare e NATO- dhes nuk ka shans që të zhvendosemi nga boshti i bashkisë euroatlantike.

Ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet duhet të mbaheshin.

Sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin për mënyrën si po veprohet por ne si vend jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet.

Kosova po hyn në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike., Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër, Kosova është Kosova”, tha Rama.

4 Komente

  1. D
    Diko

    E mire e morem vesh zedhenesi i Sorrosit dhe ushtari i bindur i LGBTQrave sllave.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Rama ka kohë që është shfaqur si avokati i Serbisë ,prandaj kjo është vetëm vazhdimësi e atij roli që ka luajtur deri tani,s'kaa asgjë të re vetëm dallimi është se po del hapur dhe kjo është më mirë hapatazi se të hiqet si "mik" .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        Sakte!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trotski

          Rama eshte Shtetari me i sukseshem ne mbrojtje te interesave te Kombit Shqiptar.Ju Komentuesit e VV ti hani Mune ! Nuk keni sy te shikoni se si po gremiset Kosova nga perrallisjet e Bin Laden Kurtit ??? Çfare do te thoni kur te fillojne sanksionet ndaj Kosoves ????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje