Baton Haxhiu: Rama, shpëtimtari i vetëm i Kosovës në këtë moment. I dha Kurtit 72 orë frymëmarrje politike

14 Qershor 2023, 09:03Politika TEMA

Baton Haxhiu: Rama, shpëtimtari i vetëm i Kosovës në

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu gjykon se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti 72 orë frymëmarrje politike përpara se BE dhe SHBA të aplikojnë sanksionet nëse nuk qetësohet situata në veri të Kosovës.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Kosova dhe Kryeministri Kurti janë aktualisht përpara sanksioneve.

“Ka 2-3 ditë që ka komunikim mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit. Dhe kjo që deshi z.Rama edhe kur e propozoi draftin, deshi frymëmarrje politike për Albin Kurtin. Kjo frymëmarrje politike i dha atij 72 orë që të përqafojë deeskalimin e cila është A-ja e asaj që ai duhet të ndërmarrë.

Z.Kurti dhe Kosova janë para sanksioneve dhe sanksionet janë gati të shkruara, së pari vijnë nga BE dhe pastaj nga SHBA. Ekzistojnë të gjitha të shkruara. Vetëm pritet momenti që të hyjnë në fuqi. Problemi kryesor për ata të cilët e dinë që janë sanksione, ato vështirë të kthehen mbrapsht dhe qëndrojnë për një kihë të gjatë.

E para, për të ndërgjegjësuar qeverinë, e dyta për të vetëdijësuar qytetarët se kë duhet të votojnë, e treta tregon për shqiptarët e Kosovës se në një moment politik të saj janë mosmirënjohës për atë që bashkësia ndërkombëtare ka bërë. Ky moment i takon dhe krejt Kosovës. A duhet të sanksionohet Kurti si Kryeministër”.

Baton Haxhiu beson se Kryeministri Edi Rama është aktualisht i vetmi person që mund të shpëtojë, sipas tij, Kosovën në këtë situatë që ndodhet.

Sipas Haxhiut, vendimi i Ramës për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë është marrë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Nuk bëhet asnjë gjë pa konsultimin ndërkombëtar. Rama ka 2 adresa, një SHBA dhe dy Brukseli. Sot në orët e paradites ka bashkëbiseduar me Borrell për të fituar kohë me z.Kurti. I vetmi shpëtimtar në këtë moment i shqiptarëve të Kosovës, është Edi Rama. Në këtë moment është shpëtimtari i vetëm për arsye se nuk ka adresë Kosova tjetër. Nuk ka më dialog. Ka vetëm nënshkrim”, u shpreh Baton Haxhiu.

14 Komente

  1. t
    toni

    ik more se ti je masha e Rames dhe dashamires te Serbise,

    Përgjigjjuni
    1. s
      selo plumbi

      Baton Haxhiu si agjent i Vucicit te Beogradit e nxorri koken ashiqare ashtu si Gaz Bardhi agjent i Sali Berishes te Foltores. Te dy do te kene nje fund te hidhur.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miku juaj

        po o gamor peqini. Vazhdoni me idiotesira.

        Përgjigjjuni
      2. O
        On

        Dhe cuditen pse diktaturat ndihen mire ne Shqiperi....te kesh Batone cdo diktature ndihet mire nga Bizanti ke Enveri

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

          Baton ti je nje idiot shembullor. Pra, Albini nuk iu bind Shba dhe BE, e ta duhet t'i bindet Rames. Po si ta ha mendja e hane kete anerikanet? Ja u kam thene me kohe qe burri i Lindes eshte LEGEN

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artani.

            Shume e vertete ajo qe thote Batoni. Gjithmone i sakte.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Era

              Rama ishte i vetmi qe shkruajti draftin qe keto dy shtete te bejne paqe

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Urojme qe keto dy shtete te bejne paqe sepse i gjithe rajoni eshte prekur

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dea

                  Rama eshte i vetmi qe mund ta shpetoje Kosoven nga kjo situate

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klaus

                    Rama ka dhene vazhdimisht kontributin e tij per Kosoven dhe te njejten gje presim dhe kete here

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Enri

                      Kemi besim qe z.kryeminister do beje me te miren e mundshme per Kosoven

                      Përgjigjjuni
                      1. h
                        hendi

                        Te gjithe e lavderojne Ramen dhe kete gje e bejne sepse e dine qe Rama po ben gjen e duhur dhe perhere ka menduar me te miren per Kosoven dhe perhere i ka quajtur vella e moter

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          dreni

                          Me vjen keq te shikoj kete lloj perplasje qe po ndodh dhe po ndodh pa qene nevoja . Kurti duhet te uli hunden dhe te jete krahe me Ramen sepse Rama eshte i vetmi qe i do me te mire

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            klerp

                            Kosova eshte ne rrezik te madh dhe per kete Rama ka bere me te miren per ta nxjerr nga konfliktet por eshte Kurti ai qe nuk ha pyk fare

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje