Frrok Çupi: Kurti e Vuçiç po veprojnë për interesat e njëri-tjetrit! Propozimi i Ramës, i konfirmuar nga Perëndimi

14 Qershor 2023, 09:14Politika TEMA

Frrok Çupi: Kurti e Vuçiç po veprojnë për

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë për “Special Report” tha se propozimi i kryeministrit Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka marrë afirmimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës si edhe Gjermanisë.

“Rama edhe vetvetiu, edhe prej iniciativës së tij do ta kishte marrë këtë hap për arsye të Kushtetutës së Shqipërisë. E detyron Kushtetuta ndërkohë e udhëzoi gjithë praktikat që ka zhvilluar Shqipëria në raport me Kosovën sidomos pas viteve ’90.

Në të gjithë ngjarjet që ka kaluar Kosova, që në rrënjë të pavarësisë është kërkuar prezenca e qeverisë së shtetit shqiptar. Në këtë rast, duhet qartë që e gjitha është një punë e përbashkët midis Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, Departamentit të Shtetit dhe kancelarive të Francës dhe Gjermanisë.”, tha Çupi.

Ai përmendi dy standarte me të cilat po sulmohet Rama nga Kurti dhe Vuçiç. I pyetur nëse ka ndonjë dakordim mes Kurtit e Vuçiç, analisti tha se ata po veprojnë në interes të njëri-tjetrit.

“Në rastin konkret janë veprat që janë të përbashkëta. Duket qartë që dëshmojnë se është e njëjta gjë që zhvillohet prej të dyve me të njëjtën mënyrë. Ajo çfarë bën Kurti i intereson Vuçiç dhe e anasjellta. Në njërën anë Kurti po tenton prej kohësh të mbjellë tymnajën e një regjimi serb.

Vuçiç është kthyer si regjim në Kosovë. Kurti gjatë gjithë kohës paraqet rrezikun serb. E njëjta gjë ndodh me Vuçiç, i cili është ndodhur shpeshherë para dilemave për të qenë apo jo në krye të shtetit serb, për të ndryshuar apo jo politikat në vend. Ndodhet para presionit të qytetarisë serbe për t’u kthyer drejt Perëndimit.“, shtoi analisti.

7 Komente

  1. P
    Poli

    O Rroku e ke lexuar propozimin e Rames? Mendoj qe jo...pra ti si gjithnje flet kot thjesht ti pelqesh udheheqesit...juve Enveri ju vinte hakut...ai ju njihte...qen te rrahur. Ne fakt Kurti duhet te firmos cdo gje...te vjedhi sa te mundet si gjithe drejtuesit Shqiptare e te rroje si mbret. Ka zgjedhur rrugen me re veshtire. Haradinaj I dha Malit te Zi mijera h toke me pronare Kosovare, Hashimi de fakto e fali veriun...Kurti te fali akoma e jemi ne rregull. Ky joni ka bere gati detin per Grekun...mire jemi.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jona

      Rama eshte i vetmi qe shkruajti kete draft qe keto dy shtete te bejne paqe

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ina

        Keto dy shtete duhet te bejne paqe sa me shpejt

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Rama po ben cmos qe kjo situate te mare fund

          Përgjigjjuni
          1. B
            Blerim

            Kjo situate duhet te mare fund sa me shpejt dhe rama po jep kontributin e vet per kete

            Përgjigjjuni
            1. D
              DRENI

              Kjo qe po thote Froku mendoj qe edhe qendron. Sepse drafti i Rames u aprovua nga te gjithe por Kurti do te bej si gorrre

              Përgjigjjuni
              1. b
                beni

                Nese e kane kete qellim Kurti dhe Vucici,,,ropt ne pidh per te gjithe atehere sepse Rames tia rrujne me brisk

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje