Zgjedhja e kryetarit në PD, Bardhi: Partia po futet në një ngërç të ri

14 Qershor 2023, 13:27Politika TEMA

Zgjedhja e kryetarit në PD, Bardhi: Partia po futet në një

Gazment Bardhi tha se PD po futet në një ngërç të ri me zgjedhjet e njoftuara për zgjedhjet e kryetarit të ri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Tirana Live, Bardhi u shpreh se është statute I partisë që duhet t’I japë zgjidhje cdo situate.

“Pa asnjë diskutim nëse interesi i gjithësecilit është interesi i PD, cdo situatë është e zgjidhshme. Shqetësuse për momentin është fakti se mund të ndodh dhe po ndodh që partia të futet në një ngërc të ri. Kam bërë maksimumimin për të zbatuar statutin.

Është ai që duhet ti japë zgjidhje cdo situate. Duhet të kemi të njëjtin mendim, statuti është i njëjtë.”u shpreh Bardhi, ndërsa foli mbi mbledhjen e njoftuar për ditën e nesërme.

“Nuk e kam parë njoftimin që ka bërë një pjesë e kolegëve, nuk kam dijeni.kam kërkuar mbledhje kryesie me rend dite thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar.  Deri tani nuk kam një përgjigje, kolegët kanë gjykuar për një mbledhje tjetër, kërkesa nuk është marrë në konsideratë.

Sa kohë statute na detyron të mbledhim këshillin, cdo cështje tjetër thjesht fut në ngërc situatën ku ndodhet PD. Bëj thirrje për reflektim përgjegjshmëri. Cdo process në gjendjen ku ndodhet PD duhet të sjellë forcimin e PD, jo të thellojë përcarje e ndasi. Nuk ka të bëjë me emra të përvetshëm, statuti më ngarkon me pergjegjësinë e organizimit të partisë.” vijoi më tej Bardhi.

 

 

 

2 Komente

  1. z
    zalli

    O Bardhosh o njeri qe ben si i ditur,po asgje se merr vesh,2 Pd jane e do te jene,njera e e nongrates me gjith nongratat qe i shkojne pas,qe i ka e do ti kete te mbyllura te gjitha dyert e evropes e amerikes,dhe tjetra nje pd e vogel apo e madhe(kete do ta tregoje koha),e cila eshte e do te jete faktor bashkpunues,e pse jo dhe percaktues ne politiken shqiptare,padyshim nje aleate e botes se civilizuar perendimore,nje pyetje ;ore ne si komb po kerkojme te antarsohemi ne BE,apo te perfundojme stepave te Rusise,udhe te mbare Bardhosh te fala saliut,kujdes se stepat e rusise jane te ftohta.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati vjetër

      Po mirë more koqe kandari , këtë statutin e partisë tënde nuk e ndryshon dot kryesia ? Kjo është gjëndje e jashtzakonshme për p.d dhe nuk krijon mundësinë e organizimit të strukturave sipas statutit. Atëher baza e partisë duhet të vazhdojë të lëngojë sipas oreksit tat ? Kryesia e partisë merr përgjegjësi në këto raste dhe zgjidh situatën e ngërçit. Po ti nuk je mësuar me këto rregulla dhe mundohesh të zbatosh ato që ke mësuar tek U. Kristal . Statuti i partisë është flexibël , partia nuk është shtet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje