
Mblidhet nesër Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare.
Sipas njoftimi zyrtar, kjo mbledhje ka ardhur nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike.
"1- Miratimin e grupeve te punes per monitorimin e procesit te evidentimit te listave te anetaresise ne Deget e PDSh.
2- Miratimin e rregullores se brendshme "Mbi modalitetet e procesit zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike"
3- Plotesimin e vakancave dhe emerimin e anetareve te Komisionit Zgjedhor
4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit te Pergjithshem
Mbledhja e Kryesise do te zhvillohet diten e Enjte, date 15 gershor 2023 ora 17.00 ne Sallen e Mbledhjeve te Selise se Partise Demoraktike ne rrugen Donika Kastrioti, Tirane. Anetaret Kerkues", thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku pati tensione dhe debate të forta, u vendos që zgjedhjet për kryetar të mbaheshin më 29 korrik.

Lini një Përgjigje