Dosja 'Partizani', Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë

26 Shtator 2024, 09:03Politika TEMA
Dosja 'Partizani', Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat

Sali Berisha sulmoi SPAK dje në konferencën me gazetarët pas mbylljes zyrtare të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizanit. 

Në ‘Repolitix’, Edvin Kulluri tha se ish kryeministri ka bërë faull me sulmet ndaj SPAK dhe SHBA-së.

Ndërsa bëri ironi pasi tregoi luftën e familjes së tij për marrjen e pronave në Dukat të Vlorës, që ende nuk  i ka marrë ndryshe nga Malltezi që u bë milioner me 120 m2.

''Opozita është shumë më e madhe se Rithemelimi dhe PD e Berishës. A e përdor Berisha PD-në  apo e kundërta, e gjithë kjo histori nuk ndryshon balancat elektorale. Përplasja e Berishës dhe retorika ndaj SPAK dhe SHBA është faull shumë i rëndë.

Përplasje e gabuar sepse tregon mungesë koherencë. Numri i zyrtarëve në hetim të mazhorancës është dhjetra fish më i lartë. Këtu kemi vetëm rastin e Berishës dhe Malltezit. Ajo që këtu nuk shkon është kjo lloj retorike, nëse ti diskuton ndikimin që ka nga mazhoranca për çështjen Partizani, mund ta themi.

Unë jam akoma në gjykatë nuk kam marr gjë. Që në 96, im atë e ka nisur 50 e ca vjeç, sot është 85 vjeç, jemi 500 vjet në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë. Këta me një pronë sa oborri im u bën milionerë. Nuk ka patur njeri më të mbështetur nga SHBA se Berisha në 30 vjet.

Berisha ka abuzuar me këtë mbështetje. Në emër të anti komunizmit. Në 2005 që asistenca që patëm në kompanitë lobues dhe të marketingut ishin të lidhura me SHBA. Ligji duhet ti godasi të gjithë. Disa çështje si ajo e Portit të Sarandës apo inceneratorëve SPAK ka tregua ngathtësi.

Për këtë çështje në SHBA kanë shumë të shqetësuar. Është normale që qeveria të ndikojë në SPAK, normale që edhe opozita të ndikojë në SPAK, jemi vendi i vogël'', tha Kulluri. 

7 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Ķullur kur ishe ne pushtet pse se kundershtove saliun por del dhe flettere tani ? Populli nuk haron ju po haroni qe keni perdere dhe shkateruat çdo gje ne shqiperi , e kuptoj kerkon nje krige per tu ulur por nuk keni per ta fituar .PD parti fashiste. .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kroi Mbretit.

      Z.Kulluri mos u qaj.Nuk ke dale keqe kur ke punuar ne Ministrine e Mbrojtjes si Sekretar i Pergjithshem.Mos i ha harram.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        O Edvin,per pronat ne Dukat e Karaburun jane te interesuar shume pushtetar e ish politikane.Kur kishe mundesi e peshe ne PD duhet te kerkoje me shume per rikthimin pronave per ish pronaret.Si JU ne dukat e kudo ka mijra ish pronare qe nuk kane marre asgje.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ata janë shumë të zgjuar. Kishin ndertuar çentral berthamor ne fshatin e tropojës para se te vini n ne tirane

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li

            Kulluri mbylle se nuk ke zbritur nga Hëna dhe po çuditesh. Aty ke qen pse nuk ke(ni) ngritur zerin me parë po e lat të behet muti mullar. SPAK -un ju palaço të politikes lereni rehat të bej punen qe i kerkon populli të cilin keni mbi 30 vjet qe e keni harruar dhe len ne meshir të fatit. Dhe nje keshill të fundit kisha Zoti kulluri. Mos u beni qesharak neper studio me shifrat e personave të kapur nga drejtesia duke i ndar të majt apo të djatht. Se ne POPULLI e shofim ndryshe kete fenomen « të gjithë derat nje noçkë kan » shyqyr qe drejtesia ben punen se do të degjojm akoma ty neper studio duke i thurur lavde liderit tend Sali. Edhe diçka tjeter të falenderoj per videon tek Rakipi sa here qe e shof me bind akoma me shume qe politikan të till nuk i duhen ketij vendi.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pretorian

              Kulluri eshte nga te paktet brenda PD-se, qe ka mbajtur nje qendrim dinjitoz, jo vetem kunder Mullahut te PD-se, por kunder gjithe mendesise dhe eunukeve te vjeter dhe te rinj tek PD-ja. Nqs PD-ja do kishte shume si Kulluri, sot Shqiperia do ishte ndryshe, do ishte me e mire, me me pak varferi, me me pak hajdute dhe te korruptuar, me shume e populluar, me me pak kriminalitet, me me shume sherbim cilesor qytetar. Qe nuk ka marre pronen e tij bazuar dhe duke vepruar me ligj, tregon ndershmerine e tij dhe respektin ndaj ligjit, dhe pse ligjin e kane shkerrdhyer deri ne palce pashallaret e politikes si Berisha, Rama dhe Meta. Shikoj disa lapanjoze, qe komentojne kunder Kullurit, si bythe e zgjuar dhe letyra shoqerore, kur vete keta jane votues potenciale qofte te Mullahut te PD-se apo te Baba Edit se fundmi bektashi. Respekt per Kullurin dhe sjelljen e tij politike.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mos qeshni po mundet

                Kete derdimen Kulluren bythlerpires te deklaruar te pushtetit Rama e derguan edhe Emisar tek ajo Partia Basha ...per ti bere "opozite" qeverise Rama!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje