Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton në dhjetor

25 Shtator 2024, 18:40Politika TEMA
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton në dhjetor

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka në dhjetor.

Sipas njoftimit për shtyp të bërë të ditur nga ky institucion, kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Në këtë kërkesë kryeparlamentarja "kërkoi një opinion të Komisionit të Venecias për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit", thuhet në njoftim. 

Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Kësaj here socialistët nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

4 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    MANDATI I BUKUROSHES SE RIVIERES SHQIPTARE OLTA XHACKA DO TE SKADOJE NE PRILL 2025, PAS FITORES HISTORIKE TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NGA LEXHENDARI I VICIDOLIT SALI SHEQERE VUK BERISHA I DATELINDJES 1 KORRIK 1944.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Po ca keni me zonjën ne fjale?? Se burri i saj ka marrë disa mijera m2 tokë me dokumente fallco (sipas SPAK -ut) nuk është faji i saj ajo nuk e dinte. Kshu tha dhe fiku kur i kapen drejtorët duke vjedhur miliona euro

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        E shqyrton ne kete dhjetor dhe e dergon ne Shqiperi ne dhjetor 2025.Ja ky ishte qellimi i ripjelljes, ta shtyje sa te mundet denimin e hajdutes.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me thuaj c’kam ne mendje

          112 vjet shtet dhe ende i kerkojme botes te na zgjidhe lemshet qe gatuajme vete! Pika qe s’ju bie, sharlatane!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje